Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si mund të qetësohet rajoni më i dhunshëm në botë

Qasja me grusht të hekurt nuk e zgjidh dot problemin e dhunës së bandave

by te Sheshi
10/05/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Si mund të qetësohet rajoni më i dhunshëm në botë

The Economist  

Durán në Ekuador, është sot për sot qyteti më i rrezikshëm në botë. Shkalla e vrasjeve 148 për 100.000 banorë, që u regjistrua atje vitin e kaluar, ishte gati 50 për qind më e lartë se e qytetit tjetër më të dhunshëm në botë, Mandela Bay në Afrikën e Jugut.

I varfër dhe me rreth 300.000 banorë, ai shtrihet përtej lumit dhe pranë Guayaquil, një nga qendrat më të rëndësishme të eksportit të kokainës. Durán është shembulli më i keq i një krize  që ka sjellë mjerim në mbarë Amerikën Latine. Pavarësisht se jeton vetëm 8 për qind të popullsisë së botës, në këtë rajon ndodh 1/3 e vrasjeve vjetore në nivel global.

Për t’iu kundërvënë kësaj dhune ekstreme, udhëheqësit e Amerikës Latine përdorin qasjen “mano dura”(dora e hekurt). Ata vendosin gjendjen e jashtëzakonshme,e cila mund të zgjasë pafundësisht; nxjerrin ushtrinë që të patrullojë rrugëve; kryejnë arrestime masive pa asnjë

dallim.

“Mano dura” është përkrahur së fundmi edhe nga presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, i cili  dy vitet e fundit ka futur në burg thuajse 80.000 njerëz, ose mbi 1 për qind të popullsisë. Aktualisht shkalla e vrasjeve në këtë vend ka rënë. Ndaj zyrtarë nga i gjithë rajoni e lavdërojnë dhe synojnë të kopjojnë atë që ata e quajnë “modeli Bukele”.

Në fakt nuk duhet ta bëjnë këtë. Sepse fakti që qasja e dorës së hekurt i dëmton sistemet e drejtësisë dhe çon në autoritarizëm, është një arsye më se e mjaftueshme për ta shmangur atë.

Një arsye po aq e rëndësishme, është se ‘mano dura’ nuk do të funksionojë diku tjetër.

Bandat e El Salvadorit merreshin kryesisht me zhvatje. Ato ishin të armatosura dobët, dhe mënyra e veprimit i detyronte që të vepronin hapur dhe në mjedise urbane me një popullsi të dendur.

Ata kishin pak përfitime, dhe mund të gjendeshin lehtësisht nga autoritetet. Ndërkohë, grupet kriminale në vende si Meksika, Brazili dhe Ekuador janë shumë më të pasura dhe më të armatosura, dhe në shumë raste mund të marrin ndihmë nga grupe kriminale të huaja.

Ato gjenerojnë vende pune dhe para, dhe ofrojnë gjithnjë e më shumë rend dhe shërbime në komunitetet ku shteti është i paaftë ta bëjë këtë, duke fituar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e banorëve vendas. Prandaj grupe të tilla kriminale, nuk ka gjasa të mposhten vetëm përmes ushtrimit të forcës.

Për këtë arsye, në vend të dorës së hekurt, qeveritë e Amerikës Latine duhet të provojnë një qasje tjetër. Ato duhet ta pranojnë se për sa kohë që ekzistojnë tregjet e paligjshme, do të jenë në qarkullim edhe bandat e armatosura.

Legalizimi i prodhimit dhe konsumit të kokainës, do të ishte mënyra kryesore për të frenuar dhunën në rajon, por kjo nuk ka për të ndodhur. Kësisoj, në vend që të përpiqen të eliminojnë banda të tëra apo të fokusohen tek bosët, qeveritë duhet të synojnë të dekurajojnë anëtarët e tyre më të dhunshëm nga kryerja e akteve të tjera brutale, një taktikë e quajtur “parandalim i fokusuar”.

Bërja e kësaj në mënyrë të vazhdueshme, krijon stimuj për të gjithë grupin që të derdhin më pak gjak. Dëshmitë që vijnë nga Meksika, tregojnë se kjo qasje mund të funksionojë. Po ashtu, qeveritë duhet të mbështeten tek policia dhe sundimi i ligjit, dhe jo tek ushtria dhe arrestimet pa dallim. Ushtarët nuk janë as të trajnuar dhe as të pajisur si duhet për të mbledhur provat mbi të cilat mbështeten prokuroritë. Burgosja në masë, i ndihmon bandat që të gjejnë rekrutë të rinj, sepse shpeshherë ato i kontrollojnë burgjet.

Këto metoda, e dëmtojnë seriozisht sistemin e drejtësisë, i cili është thelbësor për vendosjen e rendit afatgjatë, që nga ana tjetër mund të zgjasë qëndrimin në pushtet politikanëve të caktuar. Në vend të një përpjekjeje për të shkatërruar bandat, e cila është e dënuar të dështojë, fokusi duhet të jetë në reduktimin e të ardhurave të tyre dhe rritjen e kostos për veprimtarinë e tyre.

Kjo kërkon spastrimin e institucioneve nga zyrtarët e korruptuar, dhe krijimin apo forcimin e njësive të specializuara që të hetojnë pastrimin e parave dhe trafikun e armëve. Gjatë viteve  2016-2020, Ekuadori dënoi vetëm 12 persona për pastrim parash.

Fokusi i tretë duhet të jetë tek rekrutimet. Studimet tregojnë se të rinjtë i nënvlerësojnë rreziqet e bashkimit me një bandë kriminale, dhe nga ana tjetër i mbivlerësojnë përfitimet që vijnë prej saj. Shkalla e vrasjeve për meshkujt e moshës 15-29 vjeç, është 16 për 100.000 në mbarë botën.

Në Amerikën Latine kjo normë është 60 viktima për 100.000 banorë. Shtetet duhet që ta trumbetojnë zëshëm këtë realitet të frikshëm. Një studim i botuar vitin e kaluar në revistën “Science”, vlerësoi se përgjysmimi i rekrutimit nga bandave kriminale meksikane, mund të përgjysmojë numrin e vrasjeve që ndodhi në një javë.

Kjo do të thotë të mbash sa më gjatë fëmijët në shkollë, dhe t’u japësh atyre mundësi punësimi sapo të diplomohen. Qasja e dorës së hekurt, mund të funksionojë kundër gangsterëve të vegjël të lagjeve. Por bandat e fuqishme kanë shumë më tepër arsye që t’u frikësohen policëve të ndershëm, gjykatësve që e ndëshkojnë më fort korrupsionin, dhe nga prindër që janë shumë të kujdesshëm ndaj edukimit të fëmijëve të tyre.

Related Posts

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Një oqean në brendësi të tokës?!

Një oqean në brendësi të tokës?!

Me ç’bomba ndaloi furnizimi i Izraelit nga SHBA?

Me ç’bomba ndaloi furnizimi i Izraelit nga SHBA?

Rezultati i zgjedhjeve evropiane mund të ndryshojë gjithçka te makinat

Rezultati i zgjedhjeve evropiane mund të ndryshojë gjithçka te makinat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni