Pas një farë kohe në heshtje, ish-presidenti Moisiu ka folur në lidhje me aktualitetin politik, në të cilin ka gjithnjë dëshirë të diktojë sadopak me mendimin e tij, pa pranuar që t’i kalojë vitet e pensionit duke luajtur domino, siç ka aluduar Berisha mbi të për çastin kur është vendosur me konsensus që t’i bëhet ftesë për t’u bërë president.
Edhe pse gjatë presidencës së tij, aty nga 2003-shi, e ka kundërshtuar importin e plehrave që do ndodhte nën qeverinë “Nano”, ish-kreu i shtetit tashmë ka tjetër mendim.
Ai është pro, duke e shoqëruar qëndrimin e tij me besimin më të madh që duhet patur tek shteti. “Unë sigurisht kam qenë dhe jam kundër importit të plehrave, por jo dhe kundër disa mbetjeve të specifikuara dhe kushte sigurie”, ka thënë Moisiu, duke dhënë të kuptuar se ende nuk është aq i plakur sa të flasë qesim. /tesheshi.com/