Maskat janë bërë objekt dhe kryefjalë e pandemisë koronavirus. Me çelësat, celularin dhe portofolin, është e pamendueshme të fillosh ditën sot pa maskën mbrojtëse të fytyrës që është e detyrueshme kur të largohesh nga shtëpia.
Pasi shkencëtarët i thanë botës se maskat janë detaji që mund të na shpëtojë nga infeksioni, jo të gjithë pushuan së dyshuari në efektivitetin e tyre, por shumica, madje shumë skeptikë e bënë këtë. Megjithatë, shumë njerëz që i përmbahen masave mbrojtëse bëjnë, madje edhe në baza ditore, gabime, të cilat mund të ulin efektivitetin e maskës së tyre të fytyrës.
Cila është mënyra më e mirë për të ruajtur maskat?
Ne gjithashtu mund të riformulojmë pyetjen: ku të ruajmë maskat e fytyrës kur nuk i kemi veshur?
Ekspertët i janë përgjigjur kësaj pyetjeje gjithashtu dhe Huffington Post ofron udhëzime të shkurtra për këdo që është në dilemë kur bëhet fjalë për të përballuar një pandemi.
Përcaktoni një vend të pastër dhe të thatë për të ruajtur maskat, është rregulli i parë që ata theksojnë.
Mundohuni t’i mbani larg nga objektet e tjera që shpesh prekni dhe shmangni prekjen me duar që nuk janë plotësisht të pastra.
“Njerëzit harrojnë që maskat mbrojtëse, si rregull, duhet të preken vetëm me duar të sapolara ose të dezinfektuara”, thotë infektologu Peter Chin-Hong.
“Për shembull, nuk do të mbaja maska në një sirtar ku mbaj të brendshmet ose peshqirët e kuzhinës. Por ju nuk duhet të shqetësoheni për kushtet e ruajtjes si në laborator…Gjëja më e rëndësishme është të përcaktoni një vend që do të rezervohet vetëm për to”, thotë ai.
Nëse keni vështirësi me maskat ose rregullisht harroni t’i merrni ara se të dilni nga banesa, sigurohuni që vendi ku i mbani të jetë afër derës së daljes.
Eshtë gjithashtu e dëshirueshme që, kur bëhet fjalë për njerëz nga e njëjta shtëpi, të gjithë të kujdesen për maskën e tyre. Gjithashtu, për të mos i mbajtur në të njëjtin vend.
Mos harroni të lani
Maskat nuk duhet të vishen “të pambrojtura” në një çantë, xhep ose çantë shpine, ku ato mund të prekin sendet e mundshme të kontaminuara.
Me duar të pastra, vendoseni maskën në një qese mbrojtëse ose “kasetë maske”.
Tjetër: mos prekni pjesën qendrore të maskës që kalon mbi gojë dhe hundë, por kapeni atë nga lidhëzat.
Maskat që mund të lahen duhet të lahen pas çdo përdorimi, dhe ato kirurgjikale duhet të zëvendësohen. /tesheshi.com/