Shkrimtarja franceze Annie Ernaux është fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë e këtij viti, njoftoi Akademia Suedeze të enjten.
Ernaux u nderua me Çmimin Nobel të Letërsisë 2022 “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, tjetërsimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.
Annie Ernaux është një shkrimtare dhe profesoreshë franceze e letërsisë.
Vepra e saj letrare, kryesisht autobiografike, mban lidhje të ngushta me sociologjinë.
Një klasike e letërsisë franceze
Në shkrimin e saj, Ernaux shqyrton vazhdimisht dhe nga këndvështrime të ndryshme një jetë të karakterizuar nga dallime të forta për sa i përket gjinisë, gjuhës dhe klasës.
Rruga e saj drejt autorësisë ishte e gjatë dhe e mundimshme.
Veprat e Annie Ernaux kanë natyrë kryesisht autobiografike dhe konsiderohen klasike të letërsisë franceze. /tesheshi.com/