Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Njohësi i integrimeve, Avni Mazreku: Ja versioni më optimist që mund të thyejë izolimin e kosovarëve

by te Sheshi
28/02/2017
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 8 mins read
A A
Njohësi i integrimeve, Avni Mazreku: Ja versioni më optimist që mund të thyejë izolimin e kosovarëve

Pushteti në Kosovë heqjen e vizave e lidh me ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Por, profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, e quan të gabuar një lidhje të tillë, ndërsa jep versionin  më të përafërt që mund të thyejë izolimin e kosovarëve.

Ai në një intervistë për tesheshi. com tregon flet edhe për problemet e zabtimit të Marrëveshjes së Stabizilim Asocimit (MSA), raportet Kosovë – Bashkimi Evropian, mosnjohjen nga pesëshja e BE-së dhe çështje tjera.

Intervistoi: Blendi Gashi

Një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së, sa po implementohet kjo marrëveshje? Cilat janë vështirësit e zabtimit të saj?

Vështirësitë kryesore të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim (MSA) kanë të bëjnë pikërisht me vullnetin politik të institucioneve të Kosovës për zbatimin e saj. Dihet se MSA i ka dy drejtime kryesore që janë reformimi i politikës doganore, rrjedhimisht reformimi i administratës publike në Kosovë. Pikërisht në administratën burokratike dhe të mbingarkuar ka mungesë të vullnetit politik për ta implementuar marrëveshjen për MSA-në.

Implementimi i MSA është eseniale për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Sa është larg vendi ynë drejt integrimit në BE?

Integrimi i Kosovës në BE e shoh më tepër problematik në kontekst të mungesës së pesë njohjeve të vendeve të BE-së se sa të implementimit të MSA-së.

Arsyeja është se mungesa e pesë njohjeve e dekompozon procesin e vendimarrjes në BE. Dihet se shumica e vendimeve në BE, përkatësisht në atë që quhet strukturë ndërqeveritare që është Këshilli Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, vendimet merren sipas vendimit konsensual. Dhe mungesa e këtyre pesë njohjeve nuk mund të krijoi koncensus të mjaftueshëm brenda strukturave vendimarrëse të BE-së, rrejdhimisht politika e jashtme e Kosovës dhe gjithë sektorët tjerë institucional duhet të fokusohen në arritjen e këtyre pesë njohjeve, sepse është ambicie imagjinare e Kosovës të mendohet se mund të normalizojë procesin në anëtarësimin në BE përderisa ekzistojnë këto pesë mos njohje.

Sipas jush si janë sot marrëdhëniet Kosovë-BE?

Marrdhëniet Kosovë-BE janë jo normale për faktin se nuk ka asnjë shtet të Evropës lindore dhe qendrore që BE ju ka qasë procesit të integrimeve si rastit të Kosovës.

Çdo vendim në strukturat ndërqeveritare të Bashkimit Evropian kërkohet koncensus nga ana e vendeve anëtare të BE-së, e në këtë rast në mungesë të pesë njohjeve, Kosova nuk ka raporte normale me BE-në. Edhe vet marrëveshja e MSA-së e lidhur me BE-në është marrëveshja e vetme, që nuk ka ndodhur me vendet e Evropës lindore, jugore dhe qendrore që është bërë pa procesin e ratifikimit nga parlamentet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së pesë njohjeve.

Po përmendni në vijimësi mos njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së (Qipro, Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia). Ku ka çaluar politika e jashtme dhe si e shihni kontributin e ministrit Hoxhaj ?

Politika e jashtme nuk mund të matet në raport me performancën e një ministri, apo një dikasteri qeveritar. Politika e jashtme është produkt, rezultat apo pasojë e të gjitha zhvillimeve poltike që kanë të bëjnë me shtetin. Normalisht këtu ndikim ka edhe raporti i forcave, përkatësisht aleancave të ndryshme midis shteteve.

Dihet se edhe njohjet e deritanishme nuk janë produkt i një ministri, kryeminsitri, apo ndonjë ministrie, por produkt i forcave në nivel të Bashkimit Evropian dhe në nivel global.

Pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, e spjegojnë mosnjohjen si rezultat i mos krijimit të një precedenti për problemet e veta të brendshme. Shembull, Spanja, edhe pse unë mendoj se është një gabim plotësisht për shkak se është vetëm një argument formal nga ky shtet, pasi një nga pikat e planit të Ahtisarit është se Kosova nuk mund të përdoret si precedent për asnjë rast tjetër, pra Kosova është rast “Sui generis”. Por, përdorimi i këtij argumenti nga ana e Spanjës është pikërisht si rezultat i raporteve Spanjë – Serbi, dhe me vendet e tjera.

Normalisht i njëjti argument përdoret edhe nga Qirpo, Rumania, por edhe nga Sllovakia, por këto argumente janë vetvm formale dhe jo të qëndrushme.

Nuk mendoj se Ministria e Jashtme mund të sjell njohje nga Spanja. Mendoj se njohja nga Greqia apo Spanja mund të sjell vet politika apo sistemi i politikës së kushtëzimit që funksionon brenda Bashkimit Evropian.

Nëse Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia do të kishin pikëpamje pak më të drejta, më të qarta dhe konsiderueshme në mënyrën se si qeveriset Kosova, këto shtete dhe të tjerat brenda Bashkimit Evropian që janë 28 (27 pas daljes së Britanisë së Madhe), do të mund të ushtronin një presion brenda vet strukturave të BE-së mbi Spanjën kushtimisht që ta njeh shtetin e Kosovës.

Por një raport bilateral apo mundësi e ushtrimit të ndonjë ndikimi eventual nga ana e Kosovës në qeverinë spanjolle apo greke është ambicie imagjinare.

Dihet se Qipro është plotësisht e varur nga qëndrimi grek, prandaj një lëvizje eventuale e Greqisë në raport me njohjen e Kosovës do të lëvizte edhe Qiproja.

Ekziston edhe skenari tjetër që Greqia me njoht pavarësinë e Kosovës dhe Qipro me përdor si kushtëzim për procesin e avancimit të pozitës së shqiptarëve në rajon, sepse ekzistenca e dy shteteve shqiptare është tendencë e faktorizimit të shqiptarëve në rajon.

Edhe nëse Kosovën e njohin katër shtete dhe mbetet vetëm një që nuk e njeh, situata është e njëjtë. Andaj, duhet të na njohin 28 shtetet e BE-së  që të normalizohen raportet mes Kosovës dhe BE-së sepse kështu është mënyra e vendimarrjes në BE.

Ju jeni shprehur kundër ekzistenës së Ministrisë së Integrimeve, pse?

Ministria e Integrimeve Evropaine së pari nuk ka kompetenca ekzektuive. Poashtu është gabim qasja që kjo ministri i kryen punët apo i përmbush kriteret sa i përket anëtarësimit Kosovës në BE. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse e marrim procesin e liberalizimit të vizave, Ministria e Punëve të Brendshme ka qenë dhe është përgjegjësja kryesore për plotësimin e kritereve. Kurse roli i Ministrisë së Integrimeve është kordinues, rol të cilin mund ta kryej Ministria e Jashtme ose zyra e kryeministrit në raport me koordinimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, përkatësisht liberalizmit të vizave.

Anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian është process shumë sektorial. Janë 35 sektor të ndryshëm që shteti duhet t’i plotësojë, nga lëvizja e lirë e mallrave e deri te çështjet më të sofistikuara si kërkimet shkencore. Prandaj, këto kritere nuk mund të plostësohen nga Ministria e Integrimeve, përkundrazi kjo ministri dhe Ministria e Diasporës dhe shumë të tjera janë në kontradiktë të plotë me marrëveshjen për MSA, sepse Kosova ka nevojë me reduktu në mënyrë masive sektorin publik.

Liberalizimi i vizave po lidhet me fatin e Demarkacionit për çka krerët e shtetit po thonë se është kushti i vetëm. Është kjo veç një lojë e qeverisë për ta votuar këtë marrëveshje apo do ketë edhe kusht tjetër?

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është një çështje e rëndësishme bilaterale mes dy vendeve dhe këtë marrëveshje dy taborret politike si pozita ashtu edhe opozita po e përdorin për përfitime politike.

Nuk ka qasje pragmatike për ta zgjedhur këtë problem sepse sjellja e Malit të Zi ka qenë mjaft konstruktive.

Ky proces duhet të përmbyllet jo vetëm për faktin e liberalizimit të vizave që ka ardh si kusht nga Bashkimi Evropian, që mendoi se është i padrejtë, sepse ky kusht nuk është përdorë për shtete tjera. Dihet se ka çështje të hapura kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi, Kroacisë dhe Serbisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, e mbi të gjitha mes Sllovenisë dhe Kroacisë që të dyja këto vende anëtare të NATO-s dhe BE-së.

Mendoj se mirë që është vendos ky kusht sepse Mali i Zi është shteti i fundit i Ballkanit perëndimor i cili është në prag të anëtarësimit në NATO, dhe kjo gjë është interes strategjik edhe i shqiptarëve sepse sa më shumë shtete të Ballkanit perëndimor anëtarësohen në NATO dhe BE aq më stabil është i gjithë rajoni.

Sjellja e Kosovës në raport me këtë çështje është në raport jo të drejt me proceset eurointegruese të Ballkanit perëndimor.

Kosova e ka të vetmen pikë të dobët si sjellje jo konstruktive procesin e demarkimit të kufirit.

Mendoj se për këtë çështje mund të gjindet zgjidhje, dhe një prej tyre është arritja e një koncensusi nacional mes partive parlamentare në vend. Por, fatkeqësisht skena aktuale politike këto çështje i përdorë për interesa të ngushta politike.

Pra, a do ketë ndonjë kusht tjetër për heqjen e vizave apo jo?

E para duhet kuptuar se si merret vendimi për liberalizimin e vizave. Kushdo që thotë pas ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion hiqen vizat për Kosovën e kanë gabim, për shkak se askush, e as Angela Merkel si lideri më i fuqishëm në BE nuk mund ta prejudikoi një vendim i cili varet nga qëndrimi i të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Andaj, mendoj se është mirë të arrihet koncensusi për arritjen e një pike ku të gjithë pajtohen se si t’i qasen këtij problemi, por është gabim të bëhen premtime që e kanë karakterizu procesin e liiberalizimit të vizave që nga fillimi i saj.

Ka pas premtime elektorale që vizat do liberalizohen brenda gjashtë muajsh, qysh në vitin 2010, kurse veç negociatat Kosovë-BE kanë filluar në vitin 2012.

Mendoj se qytetarët e Kosovës janë të njohur me këto premtime të cilave nuk ju besojnë shumë atyre, por procesi i Demarkacioni duhet të mbyllet sa më shpejt që është e mundur për shkak të interesave rajonale, interesave nacionale të shqiptarëve, interesave të procesit të avancimit të shtetformimit të Kosovës dhe për interes të stabilizimit politik brenda.

Por lidhja ngusht e këtij procesi me liberalizimin e vizave është gabim sepse nëse eventualisht thuhet kushtimisht se Kosova duhet të falë territor për heqjen e vizave kjo nuk është qasje e drejtë e BE-së dhe nuk është e tillë edhe pse e kuptoj politikën e saj të kushtëzimit në raport me shtetet që pretendojnë të anëtarësohen, por mendoj se edhe sjellja e faktorëve politik për këtë çështje ka qenë jo konstruktive.

A pritni që sivjet përfundimisht të marrë fund izolimi për kosovarët?

Versioni më optimist për heqjen e vizave është nëse shtetet votojnë sipas mënyrës së parë të votimit, të shumicës së kualifikuar që nënkupton 55 për qind e shteteve duhet të jenë pro, që i bie 16 shtete pro, të cilat duhet të përfaqësojnë 65 për qind të popullësisë të BE-së, dhe këtu vendoset pikë.

Megjithatë edhe nëse ndodh ky skenar, katër shtete mund të bëhen bashkë dhe ta përdorin mekanizmin e minorancës bllokuese, që përfaqësojnë 35 për qind të popullësisë të BE-së. Në rastin e Kosovës janë pesë shtete që nuk e kanë njohur, që i bie se katër shtete mund të bëhen pro dhe ta përdorin këtë mekanizëm për raste bllokuese. Por, fatmirësisht të pesë shtetet që nuk na kanë njohur nuk i përbëjnë 35 për qind të popullësisë të BE-së.

Skenar tjetër negativ është që shtete që e kanë njohur Kosovën e që nuk e mbështesin politikën e dyerve të hapura të Bashkimit Evropain, sidomos dy shtetet më të mëdhaja të BE-së, Franca dhe Gjermania janë në procese elektorale dhe nuk ju konvenon të kenë një qëndrim pro sepse ata humbin elektoralisht në vendet e tyre. Prandaj, nuk besoj që procedimi i çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovës në Këshill të Bashkimit Evropian do bëhet para dhjetorit të këtij viti.

Për fund një pyetje jashtë procesit të integrimeve. A mendoni të kyçeni në politikë? A keni marrë ofertë nga ndonjëra prej partive politike?

Jo, nuk kam menduar të kyçem në politikë edhe nuk mendoj ta bëj një gjë të tillë, edhe pse kam oferta të përditshme, për arsye se udhëheqi një institucion të arsimit të lartë në vend, i cili e ka për mision përgatitjen e kuadrove të reja, për vendin dhe aktiviteti i përditshëm nuk e lejon çfarëdo ambicie eventuale politike.

Momentalisht nuk ka organizatë politike e cila sillet në at formë që t’ia sjell kontributin që Kosova ka nevojë.

Mendoj se kontributi më i mirë për vendin nuk është vetëm duke qenë pjesë e organizatave politike, por mund të ipet ndihma edhe në shumë drejtime, ku një prej tyre është edhe sfera në të cilën jam i involvuar, arsimi, ku ka nevojë për avancim shumë më të theksuar. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Ambasada Amerikane: “ok” largimi i Prengës, duhet ta ndjekë dhe Rroshi

Ambasada Amerikane: “ok” largimi i Prengës, duhet ta ndjekë dhe Rroshi

Dashuri njerëzore/Polici kujdeset për fëmijën pas aksidentit të rëndë (video)

Dashuri njerëzore/Polici kujdeset për fëmijën pas aksidentit të rëndë (video)

25 vjet “Drita Islame”, Nishani e dekoron me titullin “Naim Frashëri”

25 vjet “Drita Islame”, Nishani e dekoron me titullin “Naim Frashëri”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.