Reperi Isaiah Acosta ka lindur me një sëmundje të quajtur ‘situs inversus’, e cila nënkupton se pjesa më e madhe e organeve ishte në vendin e gabuar. Gjithashtu ai nuk ka të zhvilluar kockën e nofullave.
Ai është tekstshkrues dhe reper, por nuk mund të flasë. “Doktorët na thanë se Isaiah do kalonte jetën e tij në shtrat, do ishte i verbër, i shurdhër dhe i paaftë për të ecur. Por ai mbijetoi,” – tha nëna e tij për BBC.
Reperi përdor pajisje të vecanta për të marrë frymë dhe për tu ushqyer. Për të komunikuar me të tjerët në lidhje me kërkesat e tij, ai përdor celularin.
Mënyra se si ai bën rep bëhet me ndihmën e studios Trap House që interpreton tekstet e tij. Isaiah dhe Trap House kanë publikuar dy këngë dhe planifikojnë që të vazhdojnë me këtë ritëm për të zhvilluar një turne./tesheshi.com/