Pantoflat, të cilat dikur i përkisnin ish-kryeministrit britanik Winston Churchill, u shitën në një ankand në Shtëpinë Bellmans në Londër për një shumë marramendëse 32,000 paund.
Këto janë pantofla prej kadifeje blu të errët nga vitet 1950.
Mendohej se ato do të shiteshin mes 10,000 deri në 15,000 paund, por çmimi i tyre u rrit për shkak të luftës me oferta nga Britania e Madhe dhe SHBA.
Në fund, klienti anonim nga Britania e Madhe fitoi, tha Bellmans. /tesheshi.com/