Një hero i madh, një mjek i popullit, Muhamed al-Tahir, la Irakun e tij dhe erdhi në Gaza për të ndihmuar palestinezët e plagosur. Pasi përfundoi pesë muaj të një misioni vullnetar të planifikuar në Gazën veriore, ai vendosi të qëndronte në Gaza, nën rrezik për jetën, pasi ushtria izraelite e kërcënoi.
Doktor Tahir ka kryer më shumë se një mijë operacione, duke shpëtuar shumë jetë. Ai ishte një nga mjekët e paktë që mbeti me popullin palestinez.
Ky mjek irakian ka shumë pacientë në Gaza, të cilët ende kanë nevojë për ndërhyrjen e tij, ndaj ai nuk pranoi t’i linte ata.
Ai kreu operacione të shumta të vështira, një operacion i tillë ishte shpëtimi i dorës së një vajze palestineze pasi ajo u këput nga një bombë.
Në video mund të shihni palestinezët që mbajnë mbi supe doktor Tahirin teksa festojnë nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. /tesheshi.com/