Apas Aliyev është nga fshati Guli në Kaukaz, në Ingushetinë ruse.
Ai lindi më 1 mars të vitit 1896 dhe u rendit si rusi më i vjetër në Librin e Rekordeve Guinness. Ka tetë fëmijë, 35 nipër e mbesa, 20 stërnipër e stërmbesa.
Si një besimtar i devotshëm, Aliyev shkon rregullisht në xhaminë lokale për t’u falur, pavarësisht moshës së thyer. Madje ai voton në zgjedhje, punon në shtëpi, por ka vetëm një mangësi të cilën e vuan: nuk mund ta lexojë Kur’anin, librin e ti të dashur, për shkak të një sëmundjeje në sy. Por ja që dhe këtë e rregulloi së fundi.
Portali rus Lenta ka njoftuar se këto ditë 121-vjeçari i është nënshtruar një operacioni dhe, sipas mjekëve gjithçka përfundoi me sukses: Apas Aliyev mund ta lexojë Kur’anin përsëri, si të ish djali i ri! /tesheshi.com/