Kuvendi i Kosovës, pas disa javë “gjumi të thellë” pasi deputetët vraponin pas fushatës zgjedhore, i është rikthyer punës ku në seancën e së enjtes ka miratuar disa projektligje.
Një prej pr/ligjeve më të rëndësishme që u miratua nga deputetët është raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës ku pro votuan 67 deputetë, 10 kundër dhe 12 abstenuan.
Kuvendi miratoi në parim edhe pr/ligjin për Shoqëri Tregtare me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Përkrahjen e partive politike e gjeti edhe Projektligji për Standartizim, i cili u miratua me 91 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Gjithashtu u miratua në parim, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Kufirit Shtetëror me 80 vota për dhe 13 abstenime.
Eshtë votuar gjithashtu edhe projektligji për Infrastrukturë Kritike me 93 vota për dhe një abstenim, kurse shqyrtimi i Projektligjit për Noterinë u miratua me 72 vota për dhe 21 abstenime.
Këto projektligje të miratuara ishin pika të rendit të ditës të vazhduara nga seanca e së mërkurës. /tesheshi.com/