Një ish-punonjës i OceanGate i dërgoi e-mail një ish-kolegut të tij disa vite më parë duke shprehur shqetësime për sigurinë e nëndetëses Titan dhe duke paralajmëruar për CEO-n dhe zgjedhjet e tij.
“Nuk dua të konsiderohem si thashetheme, por jam aq i shqetësuar sa ai po vret veten dhe të tjerët për të rritur egon e tij”, ka shkruar David Lochridge, duke iu referuar Stockton Rush, i cili u vra në thellësi të Oqeanit Atlantik.
Lochridge punoi si kontraktues i pavarur për OceanGate në 2015 dhe më pas si punonjës midis 2016 dhe 2018, raporton CNN. Ai shpejt u përfshi në një proces gjyqësor me kompaninë, duke pretenduar se u pushua nga puna padrejtësisht për ngritjen e shqetësimeve për sigurinë dhe testimin e nëndetëses Titan.
Në mesazhin, i cili iu drejtua Rob McCallum – një ish-punonjës i cili ishte distancuar nga kompania për shqetësimet mbi sigurinë e zhytësce – Lochridge vuri në dukje se “Unë do ta përshkruaja veten si mjaft të guximshëm kur bëhet fjalë për gjëra të rrezikshme, por kjo nëndetëse është një aksident që nuk ka ndodhur ende”, ka shkruar ai. “Nuk ka sesi, edhe sikur të më paguanit, nuk do të zhytesha”, theksoi ai.
McCallum, një zhytës që ka udhëhequr ekspeditat në Titanic, kishte paralajmëruar CEO-n Stockton Rush që nga viti 2018 për sigurinë e Titan.
Nëndetësja OceanGate ishte rreth 1 orë e 45 minuta në një zhytje të planifikuar për të arritur në rrënojat e Titanic-ut kur humbi kontaktin me anijen e saj mëmë më 18 qershor. /tesheshi.com/