Një teori e njohur për jetën pas vdekjes u propozua nga njeriu më i zgjuar në botë, i cili përdori IQ-në e tij prej 210 për të dalë me një hipotezë që përdor matematikën për të shpjeguar gjithçka.
Shumë intelektualë janë përpjekur të shpjegojnë se çfarë ndodh pasi të vdesim, dhe shkencëtarët nga MIT dhe madje edhe Pentagoni kanë dhënë teoritë e tyre për jetën pas vdekjes.
Disa madje kanë dhënë rrëfime personale të “parajsës” dhe “vehtes së brendshme” pasi trupi pushon së ekzistuari, në skenarë të rrallë ku teknikisht mund të vdesësh dhe të kthehesh në jetë menjëherë pas kësaj.
Megjithatë, njeriu më i zgjuar në botë ka teoritë e veta, të cilat tashmë njihen nga shumë njerëz dhe mbështeten nga matematika dhe shkenca.
Chris Langan, IQ i të cilit është midis 195 dhe 210, vlerësohet të jetë ndër njerëzit më të zgjuar në Tokë dhe Modeli i tij Teorik Njohës i Universit (i njohur si CTMU) përpiqet të shpjegojë në mënyrë specifike se çfarë ndodh pasi të vdesim.
Sipas “hyrjes fillestare” të CTMU, teoria bazohet në ekzistencën e “informacionit” si një formë bazë materiale dhe se ky informacion ekziston si “perceptim i ndërgjegjshëm” përjetësisht.
“Kjo do të thotë se realiteti përmban të gjitha kushtet e nevojshme për ekzistencën e tij,” shpjegon udhëzuesi, ku “vetë mundësia e tij është e mjaftueshme për të siguruar që ai të gjenerojë vetveten. Është si një algoritëm i pavarur që gjeneron një mendje në të cilën vetë algoritmi është i njohur.”
Më pas, kjo “mendje e gjithëdijshme” supozohet të jetë roli i Zotit, i cili mbledh dhe përmban vetëdijen dhe mendjet e të gjithëve ne, edhe pasi të vdesim.
Çfarë ndodh kur vdesim dhe mendja jonë pushon së punuari? Për fat të mirë, teoria ka një përgjigje:
“Realiteti në vetvete është një sistem informacioni vetë-rafinues i cili, për shkak të formës së tij, nuk mund të mos ekzistojë. Edhe nëse nuk ka asgjë, ky sistem do të ekzistojë dhe do të njohë vetveten, dhe të gjitha mendjet e vetëdijshme të lokalizuara brenda procesit të krijimit të tij do të përjetojnë kornizën e tij të informacionit si reale, fizike etj”.
Pra, më qartë, shkenvërisht pranohet jeta e përtejme, ose jeta tjetër.
Megjithatë, vetë Zoti, krijuesi dhe sunduesi i gjithësisë, i njeriut dhe çdo gjallese, i jetës dhe i vdekjes, nuk e ka lënë të pasqaruar njeriun mbi jetën pas vdekjes, nuk e ka lënë në amulli apo paqartësi. Në Kur’an, librin e zbritur prej Tij, aty ku shpjegohet e qartësohet gjithçka prej dilemave njerëzore, shpjegimi i botës tjetër është deri dhe i detajuar. Është një botë ku jeta e lënë pas, ajo e jetuara, pavarësisht se sa vite, ku dhe si, i ngjan njeriut ose e jetuar si ëndërr, ose pak, qoftë dhe një ditë e vetme.