Ndërsa sytë e botës, asaj që ende ruan njerëzoren në veten e saj, janë nga Gaza, te më e fundit masakër genocidale e Izraelit ndaj një spitali aty, me mbi 500 të vdekur, Euronews Albania ka si lajm kryesor një grua shqiptare në Izrael që tregon për varrimin e anëtarëve të një familjeje të vrarë nga Hamasi. Është dukshëm një anësi e amoralshme, e turpshme madje, e një media që pretendon të jetë prestigjoze prej emrit të madh që ka. Në Shqipëri ajo drejtohet nga Ben Blushi, për emrin e të cilin në këtë rast nuk ka nevojë për koment.
Por ky është rasti për të thënë se askush nuk mbron Hamasin, nëse ai përkundër çdo norme apo dispozite islame ka marrë jetë të pafajshme, sigurisht dhe izraelite. Po ashtu dhe nëse mban peng jetë të pafajshme, e ndaluar në normat islame. Dhe tek e fundit Hamasi është pasojë e jo shkak. Shkak dhe i padiskutuesëm, i gjithëçkajë që ndodh aty, në Palestinë, është Izraeli. Që nga 1948-ta e deri më sot, nuk ka masakra palestineze ndaj izralitëve por e kundërta, gjë që i vë vulën të vërtetës mbi realitetin aty. /tesheshi.com/