Duke vizituar një familje të dëmtuar nga tërmeti i një viti më parë, kreu i opozitës Basha tha se katastrofa vazhdon dhe se vetëm ai mund ta ndalë.
“Qindra dhe mijëra familje të tjera u shkatërruan, dhe sot vijojnë të vuajnë, sepse shumica e familjeve janë në vështirësi të mëdha dhe një pjesë e tyre janë në rrugë ose janë në çadra.
Ata familje janë dyfish të rrezikuara për shkak të mungesës së higjienës bazë.
Me dëshirën për t’i dhënë forcë çdokujt dua të shpreh dhe njëherë indinjatën sepse shumë kohë më pas kemi mijëra familje që janë në një situatë të vështirë pas tërmetit në një gjendje të rënduar.
Duhet të zotohem sot se do të bëjmë gjithçka që t’i japim fund kësaj katastrofe në vijim, që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar”, tha Basha, pasi qe në familjen e Bujar Cukës në Thumanë. /tesheshi.com/