Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një udhëtim në Lëpushë, ku polic Zefi merret edhe me turizëm

by te Sheshi
03/07/2015
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 6 mins read
A A
Një udhëtim në Lëpushë, ku polic Zefi merret edhe me turizëm
6
SHARES

Nga Anila Dushi

Kelmendi, pjesa më veriore e vendit është përherë një destinacion turistik, por dhe një trevë që është shquar për historinë dhe bukuritë e natyrës.

Komuna që tashmë me ndarjen e re territoriale-administrative  përfshihet në bashkinë e Malësisë së Madhe, ka resurse turistike të panumërta që tërheqin të apasionuarit pas turizmit malor.

Fshatra të Kelmendit si Selca, Lëpusha e Vermoshi, janë një thesar vlerash natyrore që me një zhvillim të infrastruktures mund të kthehen në një burim të ardhurash për banorët e kësaj zone.

lëpuishë 4

Lëpusha është një fshat i Kelmendit që shtrihet në rrugën nga Qafa e Persolecit drejt Vermoshit dhe është një perlë e natyrës. Për të shkuar atje, udhëton nga Shkodra drejt Tamarës, kryeqendrës së Kelemendit, ku rruga e rikonstruktuar plotësisht dhe sipas parametrave bashkëkohorë ka lehtësuar mjaft udhëtimin dhe ka shkurtuar kohën, ndërsa bukuritë e relievit malor nuk të ndahen gjatë gjithë kohës.

Duke udhëtuar drejt Tamarës është e pamundur të mos ndalosh, sidomos në ato vende ku pas rikonstruksionit të rrugës janë krijuar xhepa në formë ballkoni, ku mund të shikosh peisazhe mbresëlënëse.

Nga Tamara e deri në Selcë ka filluar dhe punohet në segmentin e dytë të rrugës e cila ka si destinacion skajin më të largët, Vemoshit. Deri tek Gropat e Selcës, rruga është zgjeruar dhe aktualisht punohet për nivelimin e saj dhe ndërtimin e mureve mbrojtës.

“Punohet me ritme të kënaqshme”, shprehen banorë të zonës teksa shtojnë se tek përfundimi i rrugës shohin mundësitë për të shpëtuar, pasi jeta e tyre do përmirësohet ekonomikisht. Pas Gropave të Selcës e deri në Qafë të Perdolecit, aty ku në gushtin e çdo viti zhvillohet Logu i Bjeshkëve, një konkurs bukurie që përfshin vajzat e trevës së malësisë në dy anët e kufirit, e deri në Lëpushë, janë 12 km rrugë e vështirë e cila pret të riparohet.

Kjo është dhe pjesa më e lodhshme e një udhëtimi magjepsës pasi kalohet vetëm me mjete të larta dhe mjaft ngadalë. Më pas vjen Lëpusha. Emri i saj rrjedh nga një bimë barishtore me lule të verdha, që quhet Lepushtra e që rritet me shumicë në fshat.

lëpushë 3

Fshati përbëhet nga 4 grupime shtëpish, lagje siç i quajnë banorët, që shtrihen në dy pellgje ujëmbledhëse: në atë të Vermoshit dhe në atë të Çemit, në lartësinë mbi 1260 m. Lepusha vlerësohet si kryevepër e natyrës së Kelmendit dhe si perlë e alpeve shqiptare.  Peizazhi alpin i bllokut të Shenikut në Bjeshkët e Namuna, bën kontrast me atë të maleve të tjera përreth, ndërsa janë rreth 6000 ha kullota të gjelbra dhe pyje që  rriten këtu. Fshati laget përherë nga përroi i quajtur Sheu i Lepushës. Bie kaq shume borë në dimër, saqë trashësia e saj ka arritur deri në 4 m, më e larta në vendbanimet shqiptare.

Banorët e parë u vendosën në Lepushë në fillim të shekullit të XX. Ata erdhën nga Vukli dhe Nikci. Ata  merren kryesisht me blegtori, ndërsa kultura që mbillet më tepër është patatja, por vitet e fundit disa prej tyre kanë filluar të investojnë në turizëm. Zef Nilaj është një prej tyre. Ai ka 5 vjet që ka ngritur një bujtinë që e vë në shërbim të turistëve vendas e të huaj.

bujtina e zef nilajt, lëpushë

Është një biznes modest familjar ku Zefi bashkë me gruan e dy fëmijët e tij shërbejnë për turistët. Bujtina tipike për zonën, afron kushte mjaft të përshtatshme për të pritur vizitorët ndërsa orenditë janë bashkëkohore dhe mbizotërojnë punimet me dru.

Zefi tregon se si ka nisur të investojë për të ngritur këtë biznes që shpreson se me bërjen e rrugës deri në Lëpushë, do njohë zhvillim. “Jam polic me profesion dhe punoj në pikën e kalimit kufitar të Vermoshit, një pikë kjo ku kalojnë vetëm njerëz në dy anët e malësisë. Kam ngritur bujtinën në tokën time duke e parë se në zona të tjera si Tamara, Vermoshi apo Thethi në anën tjetër, ky biznes sillte të ardhura”, thotë ai

zef nilaj ,lëpushë

Më tej vazhdon: :Jam asistuar dhe me trajnime për turizëm. Gruaja, Vjollca, gatuan ushqime tradicionale të zonës dhe çdo produkt e prodhoj vetë, është origjinal, bio.Vetë kuptoj dhe flas në gjuhën sllave, pasi kam mësuar tek puna që bëj, ndërsa dy fëmijët vajza 21-vjeçare dhe djali 18 vjeç flasin anglisht apo italisht, kuptohet aq sa të komunikojmë me të huaj që vijnë këtej. Këtu nuk punon telefonia e kompanive shqiptare dhe kam vënë satelit për internet pasi vizitorët kanë nevojë të komunikojnë.

ambjent brenda bujtinës

Vijnë nga qytete të Shqipërisë por dhe të huaj, kryesisht çekë, por dhe polakë apo alpinistë që udhëtojnë më pas në Bjeshkët e Namuna. Sikur të përfundonte rruga, do kishim turizëm gjithë vitin pasi në dimër këtu bllokohemi dhe nuk mund të shfrytëzohet për turizëm dimëror. Vendi këtu është i përshtatshëm pasi ka pllaja që lejojnë rrëshqitjet me ski, ndërsa në verë gjelbërimi është kudo i pranishëm dhe ajri i pastër është i mrekullueshëm. Lëpusha është një mrekulli, por nuk njihet shumë, mungon promovimi, ndryshe nga sa ndodh me Thethin. Prania e ujit të bollshëm bën që fshati të afrojë kushte të përshtashme, ndërsa janë rreth 5 familje që kanë investuar për turizmin dhe kanë ngritur ose përshtatur bujtinat e tyre.”

Një e veçantë që ia shton vlerat frekuentimit të kësaj zone është dhe gatimi tradiconal. Gruaja e Zefit,Vjollça, afron ushqime të shijshme e të shumëllojshme, tipike të zonës por dhe të kohës.Gatimi bëhet me stufë me dru zjarri, pasi familja ka në pronësi dhe një sipërfaqe me pyll me dru ahu.

Vjollca Nilaj, lëpushë

Vjollca dhe vajza e saj punojnë për të servirur ushqime pushuesve, qofshin këta ditorë apo dhe vizitorë në kalim, që udhëtojnë më tej drejt maleve. Pastërtia dhe cilësia e ushqimeve, natyra e mrekullueshme,  mikëpritja dhe guida që të afrojnë Zefi dhe djali i tij Paulini, krijon kushte për një turizëm të mirëfilltë, ndësa çmimet e akomodimit ku përfshihen dhe tre vakte ushqim të bollshëm dhe bio janë të arsyeshme.

Paulin Nilaj ka mbaruar këtë vit shkollën e mesme ‘Nikë Mernacaj’ në Tamarë, e vetmja shkollë e mesme në Kelmend. “Kam jetuar në  konvikt pasi nuk mund të vija çdo natë në shtëpi me një rrugë që të vonon shumë dhe të vështirëson lëvizjen. Kur të bëhet rruga do të ketë më shumë të rinj që të shkojnë në shkollë të mesme. Tani jam në dilemë nëse do qëndroj këtu apo do iki jashtë vendit, siç kanë bërë mjaft nga kjo zonë. Kam dajat në Amerikë, por nuk e kam vendosë se çfarë do bëj. Babai thotë se duhet të qëndroj këtu, dhe me përfundimin e rrugës kam biznesin tim këtu pranë shtëpisë i cili nuk na lë pa punë e të ardhura.”

zef nilaj me familjen

Zefi thotë se nuk do që Paulini të largohet nga Lëpusha e të shkojë jashtë vendit.  “Këtu kemi ngritur diçka dhe punë ka, por me bërjen e rrugës do të ketë më shumë pasi do shfrytëzohet dhe në dimër. Paulinit i them të rrijë këtu pasi e njeh zonën dhe i shërben vizitorëve vendas e të huaj si udhërrëfyes. Po të shkojë në vende të tjera do të punojë punë të rëndomta, do bëjë beton gjithë ditën dhe do humbasë shumë nga të mirat që ka këtu. Në Lëpushë punon për vete, është pranë familjes dhe puna është e bukur dhe frytëdhënëse”, thotë Zef Nilaj, i ati i Paulinit.

Ai dhe banorë të tjerë të Lëpushës duket se presin me padurim përfundimin e rrugës e cila është shpresa e madhe për ekonominë e tyre. /tesheshi.çom/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Krim i shëmtuar në Dukagjin, masakrohen dy turistë çekë

Krim i shëmtuar në Dukagjin, masakrohen dy turistë çekë

Filmi ‘Babai’ i Visar Morinës merr tri çmime në Filmfest Munchen

Filmi 'Babai' i Visar Morinës merr tri çmime në Filmfest Munchen

Nga Ylli PATA: Kur Avokati i Popullit të fut në një thes me…

Nga Ylli PATA: Kur Avokati i Popullit të fut në një thes me…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni