Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

    Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

    Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

    Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

    Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

    Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Ylli PATA: Kur Avokati i Popullit të fut në një thes me…

Nga te Sheshi
04/07/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Kur Avokati i Popullit të fut në një thes me…

ylli pata

26
SHPËRNDARJE

Hilmi Jashari, Avokati i Popullit i sapozgjedhur i Kosovës, ka shpallur prioritetet e tij në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe siç po ndodh shpesh kohët e fundit me këto institucione, i caktojnë vetë këto prioritete.

Dhe Avokati, në intervistat e para pas zgjedhjes nga Kuvendi, ka folur se do të merret me të drejtat e komunitetit LGBT dhe gjithashtu sipas tij do të përpiqet të zgjidhë çështjen e shamive në shkolla.

Një deklaratë që me të drejtë ka pështjelluar opinionin publik për mënyrën e qasjes dhe përzjerjen e çështjeve që s’kanë të bëjnë fare.

Avokati i Popullit i krijuar si institucion, duke marrë si përvojë atë skandinave, synon që shteti të ketë një Zyrë të Pavarur ku qytetarët gjejnë portën e parë institucionale për të mbrojtur të drejtat e tyre që shkelen nga organizma e institucione të tjera shtetërore.

Kjo Zyrë është një instrument administrativ në krah të qytetarëve që i shtohet drejtësisë që presupozohet se merr vendime të formës së prerë.

Si i tillë, Avokati i Popullit sipas Kushtetutës ka ngritur organizmat që të përthithë dhe shpërndajë zërin e qytetarëve tek institucionet për çështje që shqetësojnë individët apo grupet, duke u bërë realisht avokati i njerëzve.

Por tek ne, në Kosovë e Shqipëri, Avokati i Popullit i cakton vetë prioritetet e tij, duke u bazuar apriori në grupe apo interesa që mund të përfaqësojnë apo jo fenomenin por që kanë zë në shumë organizata përgjithësisht jo fitim prurëse dhe qarqe ndërkombëtare.

Siç është për shembull komuniteti LGBT. Por ç’ndodh? Avokati i Popullit kthehet në këtë rast në një zëdhënës grupacioni duke krijuar një fenomen apo zhurmë për një gjë që as e shqetëson shoqërinë.

Avokati i Popullit merret me raste shkeljesh të të drejtave të qytetarëve: i grumbullon, i raporton dhe kërkon zgjidhje sipas të drejtës që i jep ligji. Nëse ka raste shkelje apo diskriminimi ato trajtohen si të tilla konkretisht dhe jo duke tentuar të krijojnë frymë në opinionin publik për diçka që më shumë është në mendimet e njerëzve sesa një veprim që ka ndodhur.

Në shoqëritë tona ndodhin shumë e shumë padrejtësi nga institucione dhe drejtues të tyre që sillen si bejlerë në punën e shtetit, të cilat raportohen çdo ditë nga mediat apo edhe nga raste që diskutohen kudo. Dhe bëhet fjalë me emra, mbiemra, data, vende dhe institucione, që Avokati i Popullit nëse punon sistematikisht grumbullon një database që përbën realisht thelbin e punës, duke denoncuar shkeljet dhe lobuar fuqishëm për t’i zhdukur ato dhe dënuar shkelësit.

Kaq e thjeshtë është puna e këtij institucioni. Pra mbidh ankesa, shqyrtoi dhe dërgoji për zgjidhje dhe jo ligjëratat nëpër seminare, duke krijuar premisat e avokimit ndaj një lobimi që qartësisht ka qëllime politike për t’u kthyer në grupim interesi.

Pastaj është krejt pa vend konfondimi i prioriteteve. Nëse flasim për shtresa të margjinalizuara këtu Avokati i Popullit duhet të jetë në ballë të njerëzve që vuajnë, iu shkelen të drejtat, trajtohen pa respekt nga institucionet. Dhe ata janë shumë: janë të varfërit që nuk gjejnë të drejtën elementare: atë të mbijetesës, janë të moshuarit që ndjehen të braktisur dhe pse i kanë dhënë shumë shoqërisë, janë qytetarët që trajtohen pa dinjtet nga shërbimi spitalor, ai shëndetësor primar, nga administrata, politika e media. Janë veteranët e Luftës ndaj të cilëve shoqëria ka detyrime të mëdha.

Kemi përditë raste kur institucione të Larta si Prokuroria mbajnë në burg persona ndaj të cilëve nuk kanë asnjë fakt por i mbajnë vetëm me thashetheme e pastaj jepet edhe një vendim gjykata, si për shembull rasti “Drenica”. Dosje e cila po të shqyrtohet me kujdes nga Avokati i Popullit gjen shkelje flagrante dhe të pafund të të drejtave. Çdo ditë qëka raste ku media të ndryshme diskriminojnë pa fre qytetarë apo grupe qytetarësh dhe nuk i shkon në mendje të kërkojnë ndjesë edhe kur shkatërrojnë imazhin ndërkohë që vërtetohet katërcipërisht që kanë gënjyer.

Pra ka shumë, vërtetë shumë punë për të hulumtuar dhe raportuar. Avokati i Popullit, duhet të jetë çdo moment me popullin dhe jo në salla luksoze konferencash e seminaresh në kryeqytetet tona apo të botës. Sepse normalisht lind pyetja, po avokat i kujt populli është ai xhanëm…

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Në foto: Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

31/01/2023
Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?
Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

30/01/2023
Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

25/01/2023
Lajme të tjera
Universitetet, Rama mbron ligjin e ri: S’ka më diploma si “letër bakalli”

Universitetet, Rama mbron ligjin e ri: S’ka më diploma si “letër bakalli”

FORUM/ Çfarë ka ndryshuar në lojën për President të Kosovës dhe mundësia e opozitës në garën e re

FORUM/ Çfarë ka ndryshuar në lojën për President të Kosovës dhe mundësia e opozitës në garën e re

Shifrat: Ja balanci makabër i luftës civile në Siri

Shifrat: Ja balanci makabër i luftës civile në Siri

TË FUNDIT

Dita Botërore e jo duhanit: lexojeni dhe s’do e ndizni atë dreq cigareje

Dita Botërore e jo duhanit: lexojeni dhe s’do e ndizni atë dreq cigareje

4 orë Më parë
Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

5 orë Më parë
Politika dëgjon denoncuesit e turpeve në Shqipëri

Politika dëgjon denoncuesit e turpeve në Shqipëri

10 orë Më parë
Çfarë i ka ndodhur Neuer-it?

Çfarë i ka ndodhur Neuer-it?

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

31/01/2023
Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

31/01/2023
Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

31/01/2023
“Tradhtia e Berlinit”: pse Amerika ushtron presion mbi aleatin e saj Gjermaninë?

“Tradhtia e Berlinit”: pse Amerika ushtron presion mbi aleatin e saj Gjermaninë?

31/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist