Në parlamentin izraelit, Knesset, shpërtheu një debat i nxehtë midis deputetes së krahut të djathtë Michaeli Waldiger dhe deputetit arab Ahmad Tibi, gjatë të cilit Waldiger bëri deklarata tronditëse dhe brutale, duke përfshirë thirrje për të vrarë fëmijë.
Debati filloi kur Waldiger mbrojti ushtarët izraelitë (IDF) dhe akuzoi Tibin se “tha budallallëqe” për ushtarët që, sipas fjalëve të saj, “djegin shpirtrat e tyre për t’ju mbrojtur edhe ju”, duke aluduar te qytetarët arabë të Izraelit. Në vazhdim të prezantimit të saj, Waldiger deklaroi se “nuk ka të pafajshëm” dhe se “është për të ardhur keq që nuk ishte më keq”, duke iu referuar sulmeve izraelite në Gaza.
“Ne në Komitetin e Etikës kemi vendosur disa herë që ushtarët e IDF-së janë mbi çdo diskutim. Nuk mund t’i fajësojmë ata për atë që bëhet në Gaza. Është për të ardhur keq që nuk ishte më keq. Nuk ka të pafajshëm. Ne pamë çfarë ndodhi më 7 tetor. Ata janë nazistë”, tha Waldiger, duke aluduar te palestinezët dhe anëtarët e Hamasit.
Kulmi i skandalit erdhi kur ajo deklaroi se “është koha për të vrarë këdo që i del përpara dhe dëshiron ta dëmtojë shtetin e Izraelit”, duke shtuar: “Po, shpresoj që djali im të vrasë këdo që i del përpara dhe dëshiron ta dëmtojë shtetin e Izraelit, përfshirë fëmijët, nëse miqtë tuaj i përdorin ata si mburoja njerëzore”.
Israeli MP Michal Waldiger:
No one in Gaza is innocent. Yes, even the children will have to be killed. No other choice. pic.twitter.com/Elbdq2qSpF
— Clash Report (@clashreport) May 15, 2025
Ahmad Tibi reagoi ndaj këtyre deklaratave, i cili u përpoq të tregonte rrezikun e mesazheve të tilla dhe tha: “I thuaj djalit tënd të ketë kujdes të mos na vrasë të gjithëve, familjen time, fëmijët.” /tesheshi.com/