Një aplikacion mobil që lejon përdoruesit të testojnë sytë e porsalindur për verdhëzën mund të jetë një metodë efektive dhe e lirë për të shpëtuar mijëra jetë, thanë shkencëtarët.
Verdhëza, një problem i mëlçisë që shkakton zverdhje të lëkurës dhe syve, shkakton 114,000 vdekje të foshnjeve në të gjithë botën dhe paaftësi prej 178,000 persona.
Tre të katërtat e rasteve ndodhin në Azinë Jugore dhe Afrikën Sub-Sahariane, që do të thotë se rezultatet e këtij studimi testi nga shkencëtarët e Universitetit të Londrës, botuar në revistën PLOS ONE, mund të jenë një ndihmë e madhe për shkencëtarët në pjesët më të varfra të botës.
“Në shumë pjesë të botës, mamitë dhe infermierët mbështeten vetëm në vizionin e tyre për të zbuluar verdhëzën. Dhe kjo është, sigurisht, jo e besueshme”, tha autori kryesor i studimit Terence Leung i Departamentit të Universitetit të Inxhinierisë Biomjekësore.
“Metoda jonë ofron një vlerësim shumë më të saktë dhe garanton që rastet serioze nuk do të kalojnë pa u vënë re. Ne jemi në pritje të rezultateve të një studimi më të madh, por jemi të sigurt se me aplikimin mund të shpëtojmë mijëra jetë,” tha ai.
Verdhëza shkaktohet nga nivelet e tepërta të bilirubinës, një përbërës kimik që prodhohet nga prishja e zakonshme e qelizave të kuqe të gjakut.
Shumica e rasteve janë të padëmshme, por në disa raste forma neurotoksike e bilirubinës mund të hyjë në tru dhe të shkaktojë vdekje ose paralizë cerebrale dhe dëmtim të shikimit e dëgjimit.
Të porsalindurit që dyshohen për verdhëza në maternitete, testohen për gjak, por problemi është se shumë raste ndodhin më vonë kur fëmija arrin në shtëpi. /tesheshi.com/