Çdo grua ëndërron për flokë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme.
Receta e mëposhtme ka vetëm një përbërës që me shumë gjasë e keni në shtëpi: qepa e kuqe.
Qepët e kuqe janë të pasura me sulfur, që nxisin prodhimin e kolagjenit që është shumë e rëndësishme për rritjen e flokëve.
Rezultatet e para shihen pas një muaji të përdorimit të rregullt.
Receta:
Grini 2-4 qepë dhe nxirrini lëngun prej tyre. Aplikojeni këtë lëng në kokë duke e masazhuar lehtësisht.
Lëreni të qëndrojë për 15 minuta, e nëse keni kohë, lëreni të qëndrojë për gjysmë ore.
Më pas, lani flokët tuaja normalisht.
Bëjeni këtë trajtim rregullisht dy herë në muaj./tesheshi.com/