Eduardo Pineda dhe Chandler Carrera shpëtuan një burrë të plagosur në Austin jugor.
“Ndërsa vrapoja drejt automjetit, një burrë filloi të bërtiste dhe të thoshte se ishte mbërthyer në automjet. U përpoqa ta shihja nga dritarja, por tymi ishte aq i madh sa nuk pashë asgjë”, rrëfeu oficeri Pineda s.
Pineda vrapoi te dera e shoferit, kontrolloi nëse ishte shkyçur dhe pastaj filloi të thyente xhamin e dritares. Pastaj kolegu i tij Carrera arriti me një zjarrfikës.
Dhe kështu dy oficerët policorë nxorrën të rrezikuarin disa sekonda para se automjeti të shpërthente.
“Ishte një veprim i përbashkët. Ambulanca bëri pjesën më të rëndësishme të punës duke i siguruar atij ndihmë, si dhe zjarrfikësit që mbërritën në kohë dhe parandaluan përhapjen e zjarrit,” thotë Carrera.
Vetëm dy orë më vonë Pineda dhe Carrera u gjendën në një ndërhyrje tjetër dramatike. Pranë Onion Creek Breenbelt, ata dolën për të ndërhyrë për shkak të të shtënave dhe shpëtuan jetën e viktimës që u godit.
“Të gjithë në departament po bëjnë gjëra të tilla, vetëm ndërhyrja jonë u filmua aksidentalisht nga një aparat fotografik, oficerët e policisë janë modestë në fund të fundit”, thanë ata. /tesheshi.com/