E mirënjohura gazetë e përditshme sportive spanjolle, Marca, ka sjellë në versionin e saj elektronik një përmbledhje të ca prej pritjeve më të bukura në historinë e futbollit botëror.
Pritjet e portierëve spanjollë, posaçërisht të Realit të Madridit, zënë goxha vend në këtë buqetë fotografish, por nuk mungojnë dhe emra të njohur të futbollit botëror.
Iribar, Iker Casillas, De Gea, Buyo, Oliver Kahn, Courtois, Rene Higuita, Ochoa, Diego Alves, Keylor Navas, Claudio Bravo e Neuer janë portierët e zgjedhur me pritjet e tyre.
E veçantë mbetet pritja e kolumbianit Higuita, “goditja e akrepit”, e realizuar 21 vite të shkuara. /tesheshi.com/