Turqia është mike e Shqipërisë prej shumë kohësh, iu përgjigj Rama pyetjes së gazetares së televizionin francez Tv5MONDE nëse afrimiteti i tij te Erdogan është në dëm të Bashkimit Europian.
“Kjo është bla-bla-bla, në përgjithësi, sepse Turqia është një vend mik i Shqipërisë prej një kohe shumë të gjatë. Me Turqinë, Greqinë dhe Italinë ne kemi një partneritet strategjik dhe miqësia me Turqinë dhe marrëdhëniet me Turqinë nuk janë një alternativë ndaj Bashkimit Evropian. Aspak”. /tesheshi.com/