Shumë mund të mendojnë se të pish kafe të nxehtë në një kohë po aq të nxehtë nuk është edhe aq ide e mire.
Por ata që e konsumojnë atë, vështirë që mund t’u ikën dashuria për pijen plot energji të cilën ekspertët e ushqimit dhe shëndetit e rekomandojnë.
Të gjithë e kemi një mik (apo edhe vet) që nuk e nis ditën pa një kafe të zezë të vluar në kushte shtëpie, shije që dikur bluhej në mulli të dorës dhe zihej duke i dhënë aromë shtëpisë.
Por rrallëkush mund t’ia ketë kaluar meraklinjve si Mesude Ishikli, zonja nga provinca Osmanije në Turqi e cila ka mbledhur me kujdes 3000 filxhanë të ndryshëm kafeje.
Ishikli i mbledh filxhanët tani e 12 vite, duke i radhitur nga forma dhe madhësia, por më së s humti nga vjetërsia.
Disa prej tyre janë të vjetër më shumë se një shekull. Filxhanët e kafeve janë të bërë kryesisht nga porcelani, prandaj nuk është rastësi që edhe sot zonja Ishikli nuk e zgjedh jo vetëm kafenë, por edhe mënyrën e shërbimit. /tesheshi.com/