Oktapodi mund të gatuhet në mënyra të ndryshme. Më e zakonshmja është zierja për të përgatitur më pas sallata shumë të shijshme. Për të bërë këtë, duhet të përgatisim ujin e aromatizuar me qepë, dafinë, selino dhe karrota.
Duhet të fusni oktapodin në ujë të ftohtë dhe ta lini të ziejë në zjarr të ngadaltë për një orë dhe më pas lëreni të ftohet në ujin e tij që të mos forcohet.
Për një përgatitje me pamje më të bukur, mund ti fusni 5-6 herë vetëm tentakulat e tij në ujë të nxehtë që të marrë forma të përdredhura. Ose mund ta fusni oktapodin të tërin në ujë duke i limituar kohën e gatimit në 40 minuta./tesheshi.com/