Ndonjëherë arti me ushqimet nuk ka kufij dhe njerëz shumë të talentuar arrijnë të na mahnisin me veprat e tyre, por ky nuk është rasti. Në foton e mësipërme paraqitet një luleshtrydhe, e cila ka formën e një pule dhe është tërësisht natyrale.
Luleshtrydhja ka kokë, bisht e madje edhe sqepin, si të një pule, përveç pjesës së fryrë të barkut, karakteristike për këtë kafshë.
Ky frut jo i zakontë u gjet në Grove Farm në Bonnyrigg, pranë Edinburgit (Britani e Madhe), kur fermerët Reuben dhe April Ëelch ishin duke mbledhur luleshtrydhet në plantacionin e tyre.
Ata postuan fotografitë e luleshtrydhes-pulë (ose puls-luleshtrydhe, si të doni) në Facebook, ku shkruan: “Do të hamë këtë pulë, e cila nuk na ka dhënë asnjë vezë”. /tesheshi.com/