Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Artan MULLAJ: Manjakë seksualë në arsim…

by te Sheshi
28/06/2015
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ: Manjakë seksualë në arsim…

Ne jemi një shoqëri spektakolare; sa i takon prirjes instiktive të prodhimit të ngjarjeve shokuese, mund të cilësohemi si të pazakontë. Të ashpër, të zgjuar, të çuditshëm, të vrazhdë, dembelë, ne përfaqësojmë thelbin e strategjisë që një kulturë zhvillon në mënyrë kolektive, për të mos qenë e tillë. “Prerë me sëpatë”, mund të thuhet ndoshta me drojë, por aspak me krenari kombëtare, se në mozaikun e llojeve të tyre shqiptarët kanë shumë monstra ndërmes, ku dominojnë një numër rekord manjakësh seksualë e pedofilë të të gjitha profileve, moshave, pozitave dhe standardeve! Çfarë përfaqësojnë këta? Vetveten; neverinë dhe frikën civile se armata e madhe shokuese e tyre është në një rritje të përbindshme. Sa më shumë bie drita e së vërtetës mbi ta, aq më shumë rritet nata mbas tyre, sa më shumë zbulohen, aq më shumë supozohen, shtohen në prapavijën e perceptimit shoqëror, e, për pasojë, aq më shumë konsolidohen.

Ndërkohë që lajmet befasuese që prodhojnë pedofilët shqiptarë me babëzinë e tyre për të kënaqur epshet sekuale janë të parat për shkak të shpeshtësisë së tyre. Si thithës  vëmendjesh, manjakët seksualë të atdheut janë të pajisur me fuqinë magjike të vjedhjes së shfaqjeve aty ku se pret. Aq sa mund të supozohen si një rrezik potencial i imazhit, i reklamës dhe demagogjisë! Madje ata konkurrojnë gjithashtu edhe fushatat elektorale! Përfytyroni si zbehet roza, bluja dhe e kuqja elektorale në sfond të realitetit tonë përballë historive rozë të manjakëve seksualë, që e kanë shokuar opinionin publik me perversitetin e tyre.

Këta sfidojnë kohën, biologjinë dhe Perëndinë. Ndryshe nga të përvuajtshmit e tjerë, nuk kanë nevojë për viagra, as për psikologë! Nuk kanë gjyq të fshehtë të ndërgjegjes. Kanë shumë rrudha, por aq më shumë kanë vrull, adrenalinë, epsh, neps, jargavitje, kafshëri, potencë dhe babëzi. Para, bri dhe pas fushatës elektorale të kandidatëve bashkiakë, të mbyllur tashmë, këta bënë e vazhdojnë të bëjnë fushatën e tyre, që në fakt, ndryshe nga të parët, nuk kërkojnë në thelb, por gjuajnë. Kandidatët bashkiakë kërkojnë vota, këta afrojnë seks, mbështetje, dashuri të përjetshme në jetën e tyre të pakët.  E thënë ndryshe, këta nuk  premtojnë si politikanët, por befasojnë; nuk flasin, por veprojnë. Bastin dhe sfidën e kanë jo me veten, as me kundërshtarin, por me Zotin, që i pret tej pragut afër, për t’i gjykuar si meshkuj qejflinj mbi dhe apo nën dhé.  Por, përtej ndryshimit me politikanët, edhe ngjajnë.

Edhe kjo analogji mes tyre është ngjarje e rrallë; manjakët seksualë dhe manjakët për pushtet, ndërsa konkurrojnë në numra, ngjasojnë në pasion. Prapëseprapë, edhe brenda kësaj analogjie, që është pasioni i babëzisë për të patur diçka që nuk ju takon, ekziston sidoqoftë një kundërshti: ndërsa të parët, të babëziturit për pushtet, premtojnë në fillim e më pas ndoshta veprojnë, plakaruqët manjakë seksualë veprojnë në fillim, e më pas premtojnë vazhdimin. Eshtë e çuditshme, torturuese, shapllamosëse, por edhe e dukshme: shfrenimi i epshit për seks dhe shfrenimi për pushtet i disave nuk dallojnë as nga ngjyra e simbolit, ku e kuqja ndez vetveten dhe e kundërta e shuan atë. Ama, sigurisht, këtu nuk do të flasim për babëzinë e disa politikanëve për pushtet, por për babëzinë e manjakëve seksualë në arsim, për mësues monstra dhe pedagogë qejflinj.

Po përqendrohem pra tek manjakët seksualë në arsim, te mësues e pedagogë që përdorin pushtetin pedagogjik për të abuzuar me nxënëset dhe studentet.

Para disa kohësh mediat publikuan lajmin e trishtë të një abuzimi të përbindshëm, të një mësuesi me nxënësen e vet. Një mësues 60-vjeçar, me një histori murgu dhe me një imazh shenjtori. I imët, i qetë, i vetmuar, si gjithë misionarët e asgjësë. E pamë: një fytyrë, misterin e së cilës, të fshehur e të rrezatuar njëherësh, aktorët lënë leshrat e kokës për ta arritur; vetësiguri staliniane. Vështirë që historia e njerëzimit të ketë një rast të tillë si epoka e komunizmit në Shqipëri, në të cilin mishi u mpath me epokën, terrorin, ku personaliteti u brumos dhe u baltos me shpirt dhe materie. Zor të gjesh njerëz të tjerë të tillë në planet, lëkura e fytyrës të të cilëve të ngjajë kaq shumë me ashkuret ku u shkruajtën tragjeditë e Eskilit, e të shprehin kaq shumë epokën, a thua në to është shkruar historia e diktaturës, manitë, babëzitë, barbaritë e “njeriut të ri”.

Mësuesi monstër u shfaq si i dërguar nga askush në këtë tokë për të prodhuar moralin; në mos për të prodhuar moralin, për ta predikuar atë. Flokërënë, egoist, si gjithë mësuesit e hershëm; të pakënaqur nga ngjarjet, prodhues të së cilave qenë ata vetë në kohën kur synonin të bëheshin brez, dhe kur synohej të krijohej epokë. Një personalitet i lodhur jo aq nga mosha, sa nga vështirësia kolektive e të kuptuarit të gjërave që përfaqëson brezi i tij. Baba dhe gjysh, mashkull dhe hamshor, ai është viktimë e shtazërisë së tij. Edhe pse me hormone të thara, nga thellë tij rreket të ngrejë krye një pasion ogurzi. Të provojë atë që nuk mundi ta provojë në kohën e tij, në rininë e tij, në virgjërinë e tij, duke bërë qëllim seksual një nxënësen e vet. Eshtë lidhur duarsh nga litarët e kalbur të një morali që epoka e tij e predikoi për të përfituar të kundërtën. Eshtë njeri hijesh, që nuk beson në Zot.  Bisha është nxehur në damarët e tij. Ulërin së brendshmi. Nuk ka fuqi, nuk ka litarë, nuk ka norma, nuk ka pengesë që ta ndalë.

A mund të përmbahet përballë një njomësie të tillë, siç është nxënësja e tij ende fëmijë? Mësuesi në mplakje është një monstër, një manjak, një shkarravinë; mësuesi i ideologjisë së shkuar përulet, shuhet, shkrihet, për t’i lënë vendin përbindëshit, demonit, epshit, shtazërisë. Vetëm për vetëm me vajzën, ndoshta i dridhet zëri nga emocioni vulgar i poshtërsisë që do bëjë. E prek, e  përkëdhel vajzën si gjysh, dhe e dëshiron si një mashkull sykuq nën terrorin e eksitimit kafshëror. Kjo gjallesë e rrudhur nga vitet, nga turpet, nga shtazëria, nga pasioni makabër për të shkelur aty ku askush nuk të fal dhe duron, se ka për gjë ta shkelë, ta prekë, ta përdhunojë gjahun: nxënësen, fëmijën e pafajshme. E prek, e lëndon, e përdhunon, duke i shtuar epshit, turpit, marrëzisë edhe justifikimin për veten; çka është edhe më e tmerrshme se vetë krimi që ka bërë.

Kjo ka ndodhur para disa ditësh në Divjakë. Ndodhi me përmasat e një drame kombëtare, përsëritja e së cilës shpesh e më shpesh në të katër anët e vendit e shndërron këtë gjë në fatkeqësi kombëtare. Nuk dihet nëse më shumë kemi politikanë apo manjakë seksualë, por është e njohur se janë shumë. Sa raste të tjera abuzimesh të tilla ka, që nuk dihen, por luhen, ose dihen, por nuk thuhen. Nuk e dimë ç’ndodh në Afrikë, por është e sigurt që vështirë të krahasohet me ndokund kjo që ndodh këtu. Mësues manjakë nëpër gjimnaze veprojnë e ngacmojnë hundësh gjithnjë e më shumë, në histori që nuk shpallen kurrë. Shkojmë më lart: pedagogë që ngacmojnë studentet e tyre. Nëse nuk arrijnë t’i joshin me tërheqjen e tyre, i tërheqin me pushtetin e tyre. Vështirë të gjesh një vajzë studente të pashme që të mos jetë ngacmuar seksualisht në fakultete. Në mos ngacmuar, joshur. Në mos joshur, provokuar.

Studente që nuk ofrojnë dot para për të kaluar provimet e tyre kanë ftesa të hapura ose tinzare për të dhënë trupin e tyre. “Qejflinjtë”, mund të jenë lektorë, apo asistentë nëpër fakultete,  por disa mund të kenë bërë karrierë dhe mund të kenë tituj akademikë, mund të jenë  profesorë doktorë që  gjuajnë, kërkojnë, lëshojnë sinjale epshi nga antenat e tyre; që shpërndajnë epshin mashkullor, “uarlesin” e tyre,  për të ftuar, joshur, e tërhequr vajzat e reja që studiojnë. Ka pedagogë të tillë në universitetet tona! Shpesh dihen kush janë. Kuptohen kollaj! Disa janë të papërmbajtshëm.

Po! Ka monstra të tilla në Fakultetin e Shkencave, të Drejtësisë, në Universitetin Politeknik, e me radhë. Ngacmojnë seksualisht, por nuk ju hyn gjemb në këmbë. Thjesht janë me fat, sepse nuk denoncohen nga studentet viktima të tyre, të cilat heshtin për t’i kursyer vetes lajme rozë dhe skandale, por edhe për të mos rrezikuar shkollën, provimet. Këta nuk vlejnë më shumë se mësuesi manjak, primitiv, monstër, i Divjakës. Njëlloj si ai, manjakë dhe perversë, edhe këta abuzojnë me studentet e tyre, duke përdorur pushtetin që ju jep vendi i punës! Madje, këta janë shumë të përshtatshëm për hartuesit e fjalorëve në rast se atyre do ju duheshin shembuj njerëzorë për të përshkruar perversitetin. Janë kthjellët perversë! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
I thonë se është me kancer, pacientja zbulon vetë gabimin e mjekëve

I thonë se është me kancer, pacientja zbulon vetë gabimin e mjekëve

Post-zgjedhje: ikin mitingjet e banderolat, vijnë festat

Post-zgjedhje: ikin mitingjet e banderolat, vijnë festat

Pas Shqipërisë, “mprihet sëpata” dhe në Kosovë: në një vit priten 1 milion metra-kub pyje

Pas Shqipërisë, “mprihet sëpata” dhe në Kosovë: në një vit priten 1 milion metra-kub pyje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni