Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një letër dhimbeje me rekord pëlqimesh FB nga Sheryl Sandberg: 30 ditët pa Dave-in tim

by te Sheshi
05/06/2015
in Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
Një letër dhimbeje me rekord pëlqimesh FB nga Sheryl Sandberg: 30 ditët pa Dave-in tim

Një letër për të mos i marrë të mirëqëna gjërat e jetës

Sot është fundi i sheloshim për të ndjerin bashkëshortin tim – 30 ditët e para pas vdekjes. Sipas besimit hebraik kjo është një periudhë gjatë së cilës mbahet një zi e thellë për të dashurin e humbur. Pas saj rifillon jeta normale. Një nga lutjet më të bukura që kam  dëgjuar është: “O Zot, mos më lejo të vdes për sa kohë që jam gjallë”. Por këtë lutje e kuptova më mirë kur humba bashkëshortin tim, Dave.

Kur ndodh një tragjedi jemi edhe para një zgjedhjeje: t`i jepesh boshllëkut të madh që ke së brendëshmi, ose të rigjesh një kuptim të ri. Këto 30 ditë kam përjetuar shumë momente boshllëku dhe e di që edhe në të ardhmen do të ndodhë një gjë e tillë.  Por kur të mundem, do të doja që të zgjidhja jetën dhe kuptimin e saj. Gjatë këtyre 30 ditëve kam jetuar sa për 30 vjet e ndihem 30 vjet më e mençur.

Kam ndjerë më thellësisht kuptimin e të qenit nënë. Mësova se nuk kisha pasur kurrë një kuptim më të thellë të asaj se çfarë duhet t’u themi njerëzve që janë në nevojë. Mendoj se kam pasur një ide krejtësisht të gabuar. Dikur jam përpjekur që t’i inkurajoja njerëzit duke u thënë se gjithçka do të shkonte mirë, duke menduar se shpresa ishte gjëja për të cilën ata kishin më shumë nevojë.

Një miku im, në gradën e fundit të kancerit më tha dikur se gjëja më e keqe që mund t’i thoshte dikush ishte: ”gjithçka do të shkojë mirë”. Këtë muaj e kuptova shumë qartë se cili ishte kuptimi i kësaj. Mendoj se empatia e vërtetë nuk është që t`i thuash tjetrit se “gjithçka do të shkojë mirë”, por ta pranosh se gjërat vërtetë nuk janë mirë. Kur njerëzit më thonë: ”Ti dhe fëmijët do ta gjeni sërisht lumturinë”, zemra më thotë se po, kjo mund të ndodhë, por ndërkohë e di se nuk do të ndjej kurrë atë gëzimin e pastër që ndjeja dikur.

Ata që më kanë thënë se situata do të qetësohet, por nuk do të jetë kurrë si më parë, më ngushëllojnë më shumë sepse ata e njohin dhe flasin të vërtetën.

Mësova se sa e brishtë është gjithçka. Se toka mund të të shembet nën këmbë në çdo moment dhe pa asnjë paralajmërim. Gjatë 30 ditëve të fundit kam dëgjuar shumë histori të ngjashme me timen. Shumë gra që kanë humbur bashkëshorët e tyre dhe shumë gjëra të tjera veç tyre. Disa janë krejtësisht të vetme, pa mbështetje e përkrahje, me vështirësi të mëdha edhe financiare. Më duket kaq e padrejtë braktisja e këtyre grave dhe familjeve të tyre në nevojë.

Kamë mësuar të kërkoj ndihmë dhe kam mësuar se për sa ndihmë kam nevojë. Kam mësuar se të qenit elastik është diçka që mund ta fitosh. Duhet t’i përsërisësh vetes se nuk ishte faji yt dhe se kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht. Për mua, rinisja e punës ishte shpëtimtare, një shans për t’u ndjerë e dobishme dhe për t’u rilidhur.

Por zbulova ndërkohë se këto lidhje kishin ndryshuar. Shumë nga bashkëpunëtorët e mi kishin një frikë në vështrimet e tyre teksa më shinin. E ndjeja se donin të më ndihmonin, por nuk dinin se si. Vendosa që për të ndrequr marrëdhënien me kolegët e mi duhet që t’i lija të hynin në dhimbjen time. Dhe kjo do të thoshte që të isha më e hapur dhe të shfaqja gjithë brishtësinë time. Kolegëve më të afërt u thashë se mund të më pyesnin për çdo gjë. Por njëherazi e di  se ka disa momente kur  nuk dua askënd rreth meje.

Kam mësuar mirënjohjen  e vërtetë ndaj gjërave të cilat i merrja si të mirëqena. Me zemrën e thyer i shoh çdo ditë fëmijët e mi  dhe falenderoj Zotin që janë gjallë. Vlerësoj çdo buzëqeshje, çdo përqafim. Nuk e marr të mirëqenë ditën. I jam plotësisht mirënjohëse të gjithë atyre që më kanë shprehur simpatinë: familjes sime dhe miqve. Në momente të vështira, kur më ngërthen boshllëku, kur muajt dhe vitet të shtrihen para meje të pafund vetëm fyryrat e tyre do të më nxjerrin nga izolimi.

Unë gjithmonë do të zgjedh jetën edhe pse është shumë e vështirë. Siç thotë edhe Bono i U2 “Nuk ka fund për dëshpërimin…sikurse nuk ka fund për dashurinë”.

Marrë me shkurtime. Përgatiti Dori Daka – tesheshi.com

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Ndoshta varri masiv më i madh nga epoka e regjimit të Assad-it
Lindja e Mesme

Ndoshta varri masiv më i madh nga epoka e regjimit të Assad-it

02/05/2025
Gaza sot, si dje një kamp nazist përqendrimi
Kryesore

Gaza sot, si dje një kamp nazist përqendrimi

30/04/2025
Next Post
Sondazhi i Piepoli: E majta 60%, e djathta 38% në rang kombëtar

Sondazhi i Piepoli: E majta 60%, e djathta 38% në rang kombëtar

Zyrtare: Milan shet një pjesë të aksioneve

Zyrtare: Milan shet një pjesë të aksioneve

DOSSIER/ Një histori e shkurtër slloganesh e kandidatësh në 23 vjet (foto të rralla)

DOSSIER/ Një histori e shkurtër slloganesh e kandidatësh në 23 vjet (foto të rralla)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni