Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi të martën vaksinën kineze Sinovac Biotech për përdorim emergjent.
Deklarata thotë se miratimi i OBSH-së është një sinjal për autoritetet rregullatore kombëtare që përgatitja është e sigurt dhe efektive dhe lejon që vaksinat e aprovuara nga OBSH të gjenden në programin global COVAX, i cili siguron vaksina në vendet e varfra, raporton Reuters.
Një leje për vaksinën e tretë kineze është në pritje
Procesi i analizimit të grupit këshillimor teknik të OBSH-së filloi më 5 maj dhe vendimi u mor pas analizimit të të dhënave më të fundit klinike mbi sigurinë në efikasitetin e vaksinave Sinovac dhe procesin e prodhimit në kompaninë kineze.
Kjo është vaksina e dytë kineze që mori një leje përdorimi emergjente, pasi përgatitja e ndërmarrjes shtetërore kineze Sinopharm mori “dritën jeshile”.
Eshtë paraqitur edhe një kërkesë për vaksinën e tretë kineze, CanSino Biologics, por nuk dihet kur do të përfundojë procesi i analizës dhe verifikimit në OBSH.
Shqipëria është ndër ato vende që përdor Sinovac-un për vaksinimin e popullatës.
Qeveria siguroi sasi të mëdha nga kjo vaksinë nga Turqia dhe, karta e saj e sigurisë qe fakti se me Sinovac vaksinohet Turqia dhe vendet e pasura arabe.
Ndaj, Pas vendimit të OBSH-së, ministrja Manastirliu, shkroi:
“LAJM I MIRË. OBSH aprovon përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”. /tesheshi.com/