Krijesa e pazakontë që shihni në videon dhe foton bashkëngjitur është filmuar në brigjet e Queensland të Australisë.
Pamjet tregojnë se si gjallesa me ngjyrë blu e ngjashme me ato në filmat fantastiko- shkencorë përpëlitet në rërën e plazhit Broadbeach.
Ekspertja Kylie Pitt nga Universiteti Griffith u shpreh për Gold Coast Bulletin se krijesa nuk është gjë tjetër veçse një kërmill deti që quhet Glaucus atlanticus. Ajo gjithashtu i ka sugjeruar të gjithë që mos ta prekin pasi pickimi i tij është helmues./tesheshi.com/