Federata Armene e Peshëngritjes (APF) tha se kampioni i shumëfishtë i peshëngritjes, Tatul Harutyunyan u vra në luftime në Nago-Karabak.
Lajmi për vdekjen e Harutyunyanit u postua në Facebook pa detaje.
“Me trishtim të madh që ju informojmë se gjatë luftimeve të forta, Tatul Harutyunyan, një anëtar i APF, kampion i shumëfishtë i Armenisë dhe një mik i mirë, u vra. Pusho në paqe, hero!”, thuhej në deklaratë.
Konfliktet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut hynë në javën e dytë këtë të hënë. Për momentin, është konflikti më i përgjakshëm ku ka hedhur vështrimin faktori ndërkombëtar. /tesheshi.com/