Një ish-miss dhe prezantuese televizive, Floriana Garo, doli për herë të parë në podiumin politik demokrat, për të prezantuar veten si një prurje e re në PD, e cila do garojë në Durrës.
Ajo lexoi një deklaratë për shtyp, e cila në përmbajtje ishte e gjitha me frazat klasike të Bashës kundrejt qeverisë dhe pretendimit për pushtet.
“Pas 8 vitesh dёshtim, pas 8 vitesh ngecje tё Shqipёrisё me Ramёn, tё gjithё Shqiptarёt e dinё tashmё, nuk ka rёndёsi kush ёshtё nё listёn e Edi Ramёs dhe kush ёshtё nёn tё.
Ajo qё ka rёndёsi ёshtё se Rama ёshtё problemi i Shqipёrisё dhe pa largimin e tij nuk mund tё ketё ndryshim. Atё qё nuk e bёri pёr 8 vite nuk do ta bёj as nёse merr dhe 4 vite tё tjera.
Kur vende tё ngjashme me ne, patёn sukses, Shqipёria dёshtoi sepse kishte ngecur me Edi Ramёn.
Ёshtё koha pёr njё ndryshim, vendi ynё ka nevojё pёr ndryshim, tё gjithё ju e dini kёtё gjё. Shqipёria mund tё bёhet shumё mё mirё, Lulzim Basha mund ta bёj kёtё ndryshim.
Lulzim Basha do tё punojё ditё e natё pёr ju, tё ndryshojё Shqipёrinё, tё ndryshojё jetёt tuaja.
Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit, e shpresёs, e njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju.
Sё bashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё“, tha Garo. /tesheshi.com/