Hoteli i famshëm prej akulli në Rumani është i vetmi i këtij lloji në Europën juglindore dhe janë rezervuar 60% e dhomave, ndërsa konstruksioni nuk ka filluar akoma.
Hoteli i akullit, i cili ndodhet pranë liqenit Balea në malet Fagaras është duke u ndërtuar cdo vit nga blloqet e akuzllit dhe dëbora. Konstruksioni do fillojë nga fundi i nëntorit, kur temperaturat pritet të bien dhe të lejojnë ndërtuesit që të fillojnë punën.
Mendohet që hoteli të hapet me 23 dhjetor. Sipas përfaqësuesit të njësisë turistike, Daniel Corbu, vendasit, së bashku me turistët kanë rezervuar nga një dhomë në hotelin special. Ndërsa pjesa më e madhe e turistëve janë britanikë.
Hoteli i akullit do ketë 14 dhoma këtë vit dhe një dhomë dyshe, e cila kushton 100 euro për një natë.
Turistët me buxhet të kufizuar mund të zgjedhin rezervimin e njërës prej dhomave të mëdha pranë hotelit për 6 persona që kushton 150 euro për një natë.
Njësoj me vitet e kaluara, dhomat do të dekorohen me skulptura akulli me tema specifike. Ndërsa muzika që do të dëgjohet i përket yjeve si Elvis Presley, Michael Jackson, Prince, ABBA, Madonna ose Rolling Stones./tesheshi.com/