Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një histori e rrallë njerëzore: Piteri, ky gjerman i konvertuar në shqiptar (në dardhar “pe Korçe”)

by te Sheshi
18/05/2015
in Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Një histori e rrallë njerëzore: Piteri, ky gjerman i konvertuar në shqiptar (në dardhar “pe Korçe”)

Nga Gëzim Hashimi

Në fshatin turistik të Dardhës ai nuk është një pushues si gjithë të tjerët. Nuk e thërrasin Piter por Petro dardhari. Ka hisen e vet në këtë fshat të njohur për turizmin malor dhe kur bisedon, vetiu përdor dhe shprehi tipike të zonës.  Eshtë nga Laipcigu i Gjermanisë,  i zhvendosur në Berlin me gruan e tij të dytë, por ka vendosur të jetojë edhe në Dardhë të Korçës.Ski ne Dardhe

Që kur e vizitoi për herë të parë këtë fshat reth 40 vjet më parë, nuk është ndarë prej tij. Në një intervistë për  “tesheshi.com”,  Peter Plazman apo Peter Lutzen (ka marë mbiemrin e bashkëshortes së tanishme),  tregon se përse e do kaq   shumë këtë fshat si të ishte vendlindja e tij. Dardha është quajtur si një copë parajse e zbritur në tokë ku të qetësohet trupi dhe shpirti, prandaj ai ka zgjedhur këtë vend dhe kënaqet që e quajnë Petro. Është njëherësh dhe adhurues i poetit të madh gjerman Gëte, që duket se ka gjetur në Dardhë perlën e tij.

Piter, mos vallë je mërzitur në Dardhë se kemi dëgjuar që do të largoheni këto ditë?

Jo, jo, unë nuk mërzitem kurrë në Dardhë. Edhe sot ushtruam bashkë me gruan time ngjitjen në mal. Eshtë sporti më popullor që nga koha e Gëtes kur iku në këmbë në Itali, dhe ky sport që ne na pëlqen shumë nuk ushtrohet më mirë se sa në malet pranë Dardhës. Udhëtuam për gati pesë orë lart, nga Guri i Vjeshtës deri tek çezma e maja e Gropës, siç i themi ne dardharët, pastaj  zbritëm tek përroi…

Pse i përshkon këto vende si të ishe një dardhar i vjetër?

Ngjitje ne ma

 Mua, Petro dardhari më quajnë.  Me Dardhën jam i afruar që prej 40 vitesh. Lidhjen e parë e bëra nëpërmjet ish-drejtorit të Radio Tiranës Kiço Pandeli, i cili vinte nga Grapshi, një fshat pranë Dardhës. Dhe Kiço nuk mund të linte  t`i ikte duarsh $rasti pa i shoqëruar bashkëpuntorët e huaj të Radio Tiranës  drejt bukurive natyrore të Korçës e rrethinave të saj.

Dhe çfarë kujtoni nga Dardha e atëhershme?

Dardha që asokohe ishte një fshat i njohur dhe qendër shumë e preferuar pushimesh.  Unë e kisha vizituar qysh në vitin 1975 për herë të parë.  Kisha e Dardhës ishte edhe mensa e Shtëpisë së Pushimit dhe mua më kujtohet akoma mirë e ngrëna aty. Ngaqë fshati me shtëpitë e tij karakteristike të vogla e të mbuluara me rrasa guri ishte shumë i bukur, ne udhëtonim rregullisht me grupe dhe kalonim netët atje.

Natyrisht se ne, për të vizituar Dardhën na duhej një leje e veçantë , pasi ishte zonë kufitare dhe për shëtitje në zonën përreth as që bëhej fjalë. Atëhere e gjithë Shqipëria ishte një vend turistik përrallor, nuk kishte as gazeta e as TV, vetëm tek-tuk nga pak radio. Kështu që edhe sot e kësaj dite në Dardhë  unë e ndiej veten të izoluar, të qetë e të shtendosur. Mund të kaloj orë të tëra nëpër male me alpinizëm pa parë një “shpirt” njeriu. Qytetet e zhurmshme nuk mund t`i duroj dot.

Po gruajaj juaj Heike, edhe ajo është bërë një dardhare?

Lakrori i Dardhes

Në 10 vite njohjeje që kam me gruan time të tanishme Heike Lutzen, kemi ardhur rregullisht 10 herë në Dardhë. U martuam në tetor të vitit të kaluar, dhe atje në Gjermani “jam nga fshati i gruas”, sepse  jetojmë në Berlin dhe kam marrë mbiemrin e saj. Sa për dardhare nuk e kam përshtatur plotësisht sepse lakrorin me dy petë nuk di ende ta gatuajë. Por këtë fshat e do po aq sa unë që kam edhe më shumë vite që e njoh dhe e jetoj. Gruaja ime çmendet me çmenduritë e këtushme.

Ç’do me thënë që çmendet me çmenduritë e këtushme?

Po ja, këta arzarët (banorët e fshatit të afërt të quajtur Arzë), na futin lopët e bagëtitë e tjera në kullotat e fshatit tonë. Nuk ndiejnë asnjë detyrim, nuk bëjnë asnjë pagesë, asgjë.  Shkaktojnë dëme. Nuk na vjen mirë edhe për këto. Dardha është e qetë  dhe nuk ka probleme, por edhe këtu është Shqipëri dhe gjërat nuk janë rregulluar ashtu siç duhet apo siç jemi mësuar t`i shohim ne gjermanët. Por, gruaja ime nuk rresht së admiruari bukuritë e Dardhës, dhe unë mendoj se i kam shtuar një tjetër banore këtij fshati.

Sidoqoftë, Dardha vazhdon të presë pushues vendas e të huaj, dhe ju jini një prej atyre që bëni mikpritësin këtu.

 Me pushues te huajUnë jam interesuar vazhdimisht që në Dardhë të vijnë turistë. Kemi pritur grupe nga Gjermania, Japonia, tani presim të na vizitojë një grup turistësh nga Izraeli. Mirëpresim edhe pushues vendas nga  Shkodra, Elbasani, Saranda, Tirana po e po. Kemi edhe ndërmjetësinë e një agjencie turistike në Korçë për të tërhequr sa më shumë vizitorë. Në shtëpinë time që kam këtu në Dardhë dhe që e kam me karakterisatikat e zonës, unë pres edhe mysafirët e mi. Në Shqipëri kam plot miq e të njohur , dhe gjatë qëndrimit tim në Dardhë ka prej tyre që më vizitojnë.

Sa qëndroni zakonisht në Dardhë dhe në cilat stinë?

 Këtë herë qëndruam tre javë e gjysëm. Preferoj të jem këtu në stinën e pranverës dhe në vjeshtë, por unë siç ju thashë tashmë jam një dardhar dhe i shijoj këtij fshati çdo gjë dhe çdo stinë të vitit. Do të kthehemi përsëri në vjeshtë, të shohim se si do të jenë kumbullat deri atëhere. . . (qesh). Që tani ndiej sikur më merr malli. Ja, edhe qielli qan sepse unë do të iki.

Peteri nuk është thjesht poetik në këtë që thotë, sepse dëgjohen rrëketë e shiut të bien, ndërsa ai dhe gruaja e tij nga Berlini gatiten për udhëtimin e rradhës në Tiranë. Si shumica e dardharëve që kanë ndjekur emigracionin por nuk e kanë haruar kurrë vendlindjen e tyre, edhe ai shtegëton për t’ju kthyer sërish Dardhës. /tesheshi.com/

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”
Sociale & Shoqëri

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Next Post
Zhduken produktet  OMGJ në Shqipëri, ja rreziku që kanoset nga produkti bujqësor

Zhduken produktet OMGJ në Shqipëri, ja rreziku që kanoset nga produkti bujqësor

Gruevski bën antiming në Shkup: Nuk dorëzohem!

Gruevski bën antiming në Shkup: Nuk dorëzohem!

Zijadin Sela: Krerët e partive shqiptarë të mblidhen dhe të lidhin një pakt xhentëlmenësh

Zijadin Sela: Krerët e partive shqiptarë të mblidhen dhe të lidhin një pakt xhentëlmenësh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni