Të mërkurën, Rusia zgjeroi listën e qytetarëve të Bashkimit Evropian të ndaluar të hyjnë në territorin e saj dhe paraqiti vendimin në përgjigje të lëvizjeve “armiqësore” nga evropianët.
Ministria e jashtme nuk deklaroi ndonjë arsye për vendimin, i cili, megjithatë, u mor në një kohë kritikash në rritje evropiane mbi helmimin e pretenduar të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
“Ne kemi paralajmëruar vazhdimisht Bashkimin Evropian për anën shkatërruese të sjelljes së tij,” tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë, duke shtuar se lista e individëve dhe organizatave Evropiane të ndaluara nga hyrja në Rusi ishte zgjeruar për të qenë “e barabartë” me listën e BE.
“Nëse BE vazhdon në qasjen e saj të konfliktit, ne rezervojmë të drejtën për t’u përgjigjur me masat e duhura”, tha Ministri i Jashtëm rus në një deklaratë.
Të mërkurën, zëdhënësja Marija Zaharova dënoi “fushatën dezinformuese në lidhje me shtetasin rus Navalny, e cila sipas Moskës u orkestrua nga vendet perëndimore, udhëheqësit e tyre, përfaqësuesit e tyre zyrtarë”.
“Ne thjesht e konsiderojmë retorikë të tillë të papranueshme. Nuk ka asnjë provë ‘kundër Rusisë’”, tha Zaharova, e cila nuk bëri asnjë lidhje midis sanksioneve dhe helmimit të pretenduar të Navalny.
Shpallja e sanksioneve evropiane kundër Rusisë
Ministri i Jashtëm evropian Josep Borrell, kohët e fundit përmendi mundësinë e miratimit të “ligjit Navalny”, i cili do të ishte një mjet i sanksioneve të mundshme.
Gjermania ka njoftuar gjithashtu mundësinë e masave ndëshkuese kundër Rusisë.
Anëtarët e BE i kanë bërë thirrje Rusisë të hedhë dritë mbi atë që ata e konsiderojnë si një atentat, por Moska refuzon dhe thotë se nuk ka asnjë indikacion që është kryer një krim.
Gjermania ka identifikuar agjentin nervor “Novichok” si mjetin me të cilin u helmua Navalny.
Moska ka hedhur poshtë “akuzat e pabazuara” dhe, nga ana tjetër, akuzon Gjermaninë për refuzimin e zbulimit të të dhënave mjekësore të Navalny-it.
Pas helmimit, Navalny u transportua në një spital në Berlin, ku mjekët diagnostikuan helmimin me “Novichik”-un sovjetik, gjë që u konfirmua nga laboratorët në dy vende të tjera evropiane. /tesheshi.com/