Të arrish të lëvizësh materien pa e prekur fare falë ultratingujve. Ky është rezultati i kërkimeve të një grupi studiuesish të Max Planck Institute në Gjermani, të cilët kanë arritur të krijojnë mozaike të ndryshme, madje dhe të ndërlikuara, në sipërfaqen e ujit duke lëvizur objekte të vogla me anë të valëve zanore.
Kjo është realizuar duke përdorur disa autoparlantë të veçantë të pajisur me një filtër që mundëson krijimin e hologrameve.
Një zbulim i tillë mund të përdoret në mjekësi për shembull. Ultratingujt, thonë studiuesit, i përdorim prej kohësh në fushën klinike për të hequr gurët në veshka. Pajisje si kjo mund të revolucionojnë ndërhyrje të tilla duke i bërë akoma më të lehta. /tesheshi.com/