Nëse pandemia ka ndikuar në uljen e buxhetit tuaj të udhëtimit, kemi një lajm të mirë – një fshat i vogël në jug të Italisë ofron akomodim falas për të gjithë vizitorët
Vitet e fundit, fshati San Giovanni në rajonin e Molise ka qenë duke luftuar për të mbijetuar, dhe situata është aq e keqe sa që në vitin 2019 qeveria lokale ofroi rreth 24,000 euro për këdo që dëshiron të jetojë në këtë vend përgjithmonë.
Për shkak të rënies drastike të popullsisë, shumë shtëpi u lanë bosh.
Portalet botërore kushtuar turizmit shkruajnë se aktualisht ekzistojnë tre shtëpi në listë nga të cilat mund të zgjidhni dhe qëndrimi i lejuar është një javë në çdo periudhë nga korriku deri në shtator.
“Për shkak të ikjes së banorëve nga Molise, ka shtëpi në fshatra që janë qenë bosh me vite. Këto janë fshatra të bukura por të pabanuar që nuk mund të ofrojnë strehim për turistët, kështu që kemi menduar se si mund të ndihmojmë në ringjalljen e fshatrave tanë historikë, dhe në të njëjtën kohë inkurajojmë ardhjen e turistëve në këto periudha të vështira, kur turizmi pëson humbje”, tha Enzo Lugo, një njeri që ka sajuar këtë plan të zgjuar.
Rajoni i Molise është i njohur për ofrimin e një pamje përrallore të majave të maleve aty pranë, si dhe për prodhimin e djathrave të shijshëm.
Turistët gjithashtu mund të marrin me qira një makinë dhe të eksplorojnë rrethinat – duke përfshirë Parkun Kombëtar Abruzzo dhe bregdetin me plazhe me rërë të bardhë.
Nëse dëshironi të rezervoni strehim falas në këtë fshat idilik, gjithçka që duhet të bëni është të vizitoni faqen zyrtare në internet dhe të plotësoni aplikacionin. /tesheshi.com/