Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një Evropian jo shumë “gjerman”

Të gjithë e shohim atë që ndodh në fushë, por problemi i vërtetë është jashtë stadiumeve

by te Sheshi
28/06/2024
in Kryesore, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
Një Evropian jo shumë “gjerman”

Nga Roberto Gotta, Il Foglio 

Faza e grupeve e Kampionatit Evropian të Futbollit, ishte një sukses i madh. Ose pak a shum këto ditë i tillë. Sepse ngjarjet në fushë, shumë emocionuese, siç ishin për shembull minutat shtesë të ndeshjes Turqi-Çeki, ku goli i futbollistit turk Tosun në stadiumin e Hamburgut shkaktoi festime të mëdha brenda dhe një vargan të gjatë makinash në qytet, ku jetojnë 44 mijë turq, kontrastonin jo pak me ato që janë përjetuar nga tifozë të tjerë, që e kanë ndjekur fazën e parë të këtyre finaleve, duke lëvizur midis ndenjësve në stadium vetëm për të hequr disi mërzinë.

Jashtë Gjermanisë, dhe veçanërisht në Angli, logjistika është kritikuar shumë, me një vëmendje më të madhe ndaj konglomeratit të Ruhr, katërkëndëshit Këln-Dortmund-Gelsenkirshen-Dyseldorf që priti 14 nga 36 ndeshjet, me 18 ekipe kombëtare.

Një mbipopullim që shkaktoi shqetësime të konsiderueshme, trena të tejmbushur, linja të pezulluara apo edhe rreziqe të mundshme të rendit publik, nxitur edhe nga fakti se shumë tifozë u kthyen brenda ditës në vendet nga vinin, dhe që nuk ishin lehtësisht të kontrollueshëm.

Asnjë komb evropian nuk kufizohet me më shumë vende se Gjermania, nëntë të tilla, dhe nga ato vetëm Luksemburgu nuk përfaqësohet në këtë turne. Ndaj në çdo pikë kryesore kishte dyndje masive, të përqendruara në harkun kohor të disa orësh. Megjithatë, kjo ishte e parashikueshme dhe në katërkëndëshin e sipërpërmendur, grumbullimi masiv ishte i problematik për disa ditë.

Situata u përkeqësua nga sinjalistika jo e plotë, gjë që është befasuese. Sepse përvoja e Kupës së Botës në vitin 2006, e përjetuar nga unë një profesionist i lirë që lëviz me mjetet e transportit publik, ishte padyshim më e bukur.

Ndërkohë këtë herë, u detyrova disa herë të thërrisja stjuardët për të pyetur se ku ndodhej një sektor i caktuar, shenjat e të cilit ishin zhdukur papritur. Mund të duket absurde, duke pasur parasysh cilësinë që mund të shihet përmes pamjeve televizive.

Por në fund të fundit, shumë stadiume gjermane janë tashmë në fund të jetës së tyre. Krahasuar me vitin 2006, madhështia e “ËestfalenStadion” në Dortmund, në të cilën çdo tifoz futbolli duhet të shkojë dhe të ndjekë një ndeshje të paktën një herë në jetë, meremetimi i strukturave të dëmtuara, nuk mund të shmangë problemet logjistike.

Në disa stadiume, ato ishte një pasojë indirekte e politikës së lavdërueshme të organizatës

për të organizuar një kampionat evropian sa më ekologjik. Megjithatë, për shumë njerëz ky objektiv u arrit në kurriz të komoditetit. Për shembull, në Hamburg u vendos që të mos përdoreshin autobusët e transportit që zakonisht i çojnë tifozët e ekipit të qytetit HSV në destinacionin e tyre nga stacioni i metrosë Stellingen, një nga të dy linjat që i shërben enkas stadiumit.

Por kjo nënkuptonte një ecje në këmbë për 1.6 km për cilindo që nuk ishte person VIP. Dhe nëse shumica dërrmuese e tifozëve dhe profesionistëve mund ta përballonin këtë shëtitje, pamë gjithashtu disa të moshuar që e patën jo pak të vështirë në një buzëmbrëmje me një vapë mbytëse.

Për me tepër barrierat metalike që mbyllnin rrugët që të çojnë drejt stadiumeve, mbajnë larg edhe shoferët e taksive dhe shoferët, të cilët janë detyruar t’i zbresin klientët në distanca jo gjithmonë të përshtatshme. Këto ditë është folur shumë për fansat, por gjithmonë sipas stereotipeve që janë të lumtur t’i promovojnë si mediat ashtu edhe vetë tifozët, që tanimë janë futur në kallëpe të paracaktuara, qofshin të vërteta apo të rreme:skocezët (që megjithatë ishin një tifozeri e shkëlqyer) e gëzuar dhe të zhurmshëm, anglezët, gjithmonë në prag të shkaktimit të rrëmujës.

Apo zviceranët e çuditshëm me një këmborë lopësh gjithmonë pranë, holandezët pa një identitet vetjak, pasi janë shkrirë në një “det” portokalli e kështu me radhë. Kategorizime shpirtërore shumë të dobishme në nivele të shumëfishta.

Të drejtuara nga të ashtuquajturat Fan Zone, ata mund të mbahen nën kontroll, dhe të drejtohen drejt kioskave të sponsorëve. Ndërkohë ofrojnë lehtë shfaqje për mediat televizive. Mjafton t’i filmoni ata dhe bëjnë gjithçka.

Në fund, problemet e vetme ishin në një përleshje mes 2 tifozerive në Gelsenkirshen, dhe ai episod i çuditshëm në Hamburg, me një djalë që mbante në duart një sëpatë akulli dhe një motolov, që u neutralizua menjëherë nga policia. E gjithë-pranishme, me uniformë dhe me rroba civile. Kjo shpjegon edhe mungesën e trazirave reale.

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Next Post
Një thirrje nga Xi për botën

Një thirrje nga Xi për botën

Bombat që Uashingtoni pritet t’i dërgojë Izraelit

Bombat që Uashingtoni pritet t’i dërgojë Izraelit

Censi: Ja me sa banorë ka mbetur Shqipëria

Censi: Ja me sa banorë ka mbetur Shqipëria

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

16/05/2025
Pse Erdogan është një lojtar kyç në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë?

Pse Erdogan është një lojtar kyç në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë?

16/05/2025
Gruaja me turp që është izraelite

Gruaja me turp që është izraelite

16/05/2025
Marrëveshja 1.4 mijë miliardë dollarë mes Emirateve dhe Trump-it

Marrëveshja 1.4 mijë miliardë dollarë mes Emirateve dhe Trump-it

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni