Mafin me çokollatë janë ëmbëlsira të vogla amerikane me përbërës kryesor kakaon apo çokollatën e hidhur.
Për të bërë një mafin duhen:
- 80 gr miell 00
- 30 gr kakao
- 90 gr sheqer
- 1vezë
- 85 ml qumësht
- 15 gr gjalpë i shkrirë
- 1 lugë çaji sode
- kripë
- 100 gr çokollatë të hidhur
Në një enë përzini miellin, sodën, kakaon, sheqerin dhe kripën dhe përziejini. Në një tjetër enë bashkoni të lëngshmet: qumështin, vezën dhe gjalpin e shkrirë dhe i përziejini mirë.
Bashkojini të dyja enët dhe përziejini derisa të krijohet një masë kompakte. Shtojini dhe çokollatën e zezë të shkrirë.
Mbushni disa kupa të vogla për mafin dhe në mungesë mjafton të lyeni me gjalpë dhe pak miell tasa porcelani ose qelqi që i rezistojnë nxehtësisë së furrës.
Piqini në furrë në temperaturën 180 gradë për rreth 15 minuta. /tesheshi.com/