Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekletuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni një ditë pas caktimit nga qeveria të komisarit të jashtëzakonshëm, Bashkim Rama, i cili është dhe drejtor i Rajonit në MPJ.
Nishani ka firmosur emërimin e ambasadorit Fatos Reka, pas propozimit të tij, por vetëm disa muaj pasi e ka refuzuar kandidaturën e tij. Reka në këtë detyrë propozohet nga kryeministri Edi Rama.
Diplomati Reka vjen në detyrë pas vdekjes së ambasadorit Petrit Bushati, i cili ndërroi jetë nëntorin e kaluar pas një sëmundje.
Mungesa e përfaqësimit të Shqipërisë në Maqedoni pas ngjarjeve të fundit është hasur në kritika të forta në Shkup dhe Tiranë.