Sapo ka nisur në Bruksel, takimi i nivelit të lartë mes Kryeministrit të Kosovës, isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun për të njëjtat tema si në 23 qershor edhe sot në Bruksel, në raundin e 27-të në nivel të lartë kryeministror, të dytin brenda një jave, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA. /tesheshi.com/