Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Valdeta Hajdari Kasapi: Ja cila ishte gazetaria ime, ja cilat janë profesionet e mija…

Nga te Sheshi
29/06/2015
në Intervista
Reading Time: 6 mins read
A A
Valdeta Hajdari Kasapi: Ja cila ishte gazetaria ime, ja cilat janë profesionet e mija…
26
SHPËRNDARJE

Ajo ishte dikur një folëse e njohur televizive, por në një kohë të trishtë luftrash. E sot i është përkushtuar dizanjit. Ka diçka të veçantë në karakterin e Valdeta Hajdari Kasapit, kësaj gruaje shqiptare plot energji dhe ambicje, që e ka çuar të fluturojë pasioneve të shumta, për të lënë gjurmë gjithandej. Sekretin e gjithë kësaj, e shpjegon vetë ajo…      

Bisedoi: Memedali Jusufi

Si morri  udhë karriera juaj, që në fakt është dhe jeta juaj?

Në kohën kur unë linda e u zhvillova, ishte një kohë kur të vegjëlit i hanin mollët e të mëdhenjve, u mpiheshin dhëmbët, e atëhere nuk e kuptoja sa duhet, por tani e kam të qartë gjithcka çka familja ime kishte përjetuar.
U rrita në mënyrën më të mirë të edukimit, me pozitivitet kahdo që e sjellja kokën, hare, lumturi, dashuri, bereqet, dhe gjithçka që sot i kërkojmë por mund t`i gjejmë rrallë në ndonjë familje e cila mendon që  tradita duhet të përcillet, një gjë që shoqëria sot këtë sikur nuk e percepton sa duhet.

Familja ime ishte arsimdashëse dhe arsimdhënëse. Ajo arriti që në formën më të  mirë të më nxjerrë në  dritë dhe prej meje të  krijojë së pari një njeri të  pavarur, që tenton me të gjitha forcat ta shpalos nga vetvetja më të mirën, jo vetëm për vete por për gjithë shoqërinë. Dhe unë kam detyrim të madhe ndaj këtij rrethi, ndaj kësaj shoqërie ku jetoj.

Dhe a reflektoni këtë sa duhet dhe në rolin e prindit?

ty

Po. Unë e kam këtë prioritet të momentit. Obligimi dhe detyra më e madhe imja është edukimi i tre femijëve të mi që unë i kam lindur. Unë kam detyrë të madhe qe ata t`i bëj brum të shëndoshë në hapësirën ku jetojmë. Unë nuk ushqej, por e edukoj fëmijën tim. Unë kam për  detyrë  ta bëj atë një prind të shkëlqyer në të  ardhmen, një mik ku çdokush mund të mbështetet, një burrë/grua që do të krijoë një familje të shëndetshme.

E sa i përket angazhimeve profesionale….

Sa i përket angazhimeve të mija, siç dihet për shumë vite, gati më  shumë se një dekadë,  kam  punuar rolin e gazetarit, redaktore – udheheqëse në  televizionin shtetëror të Maqedonisë. I kam kaluar të  gjitha periudhat e udhëheqjes të të gjitha partive politike, si dhe luftërat:  atë  të  Kosovës në vitin 1999 dhe atë Maqedonisë në vitin 2001. Ishte një  përvoje që nuk do të më shlyhet asnjëhere nga memoria ime, ku shqetësimet dhe gëzimet gërshetoheshin aq bukur, por që asnjë nga këto nuk kisha të drejtë  t`i shpreh ashtu siç  edhe i ndjeja një moment. Ishte e pakapshme të plasësh në vaj kur prej teje prisnin 2 milion banorë të informohen,  në çastin kur t`i merr vesh se kushërinjtë e t`u humbën jetën në luftën e Kosovës, apo kushdo që  të  ishte; pasqyrën e refugjatëve të  dëbuar nga shtëpitë  e tyre me fëmijë  të vegjël në krah, gra shtatzëna, pleq të dërmuar; ku të vetmit trashëgimtarë të familjes pushkatoheshin në  sytë  e prindërve të  tyre, pra një dhunë e paparë.

11110167_832548296794857_476519590268961595_n

Por temperamentin tim si burrëror, siç  e nga natyra, e çmova ta shpreh me anë  të profesionalizmit; e kryeja me nder punën duke e përmbyllur komplet programin e dytë  të  televizionit të Maqedonisë me arsyetim se asnjë  informacion nuk kishin të drejtë  të na e çensuronin. Dhe duke qenë për atë kohë e vetmja dritare për banorët të shpëndarë gjithandej, më mirë do të ishte të mbyllej televizioni se t’u shtrembërohej realiteti gjithë atyre njerëzve të cilët kishin hapur sytë e veshët nga ne.

Kam shumë përjetime gazetareske, dhe shumë kolegëve të mij të asaj kohe i çmoj pa masë, sepse ishte një kohë e jashtëzakonshme.

Në pyetjen paraprake potencuat përfshirjen në parti politike si kusht për sukses e karrierë. Nuk e anashkaloj aspak përfshirjen e çdo individi në politikë, sepse me dashje apo padashje të  gjithë po inkuadrohemi në politikë, por për mua mbret  është ai i cili e kryen me përkushtim së  pari profesionin e vet. Pse u duheshka të gjithë të bëhemi politikanë? Ku mbetet mjeku, ku mësuesi, inxhinieri?

Unë jam e gatshme të ndihmoj çdo proces të nxitur politik i cili përmbush interesat dhe kërkesat e shqiptarëve, por jo për ta kuptuar politikën si profesion apo partinë politike si zyrë afariste ku pazaret e mjekut e mësuesit i bën ai që nuk është as mjek e as mësues!

Pra, jam gati të ndihmoj në cdo aspekt paravërsisht cila parti është në pushtet.

Keni nostalgji për TV Prishtinën?

Nga TVP-ja do kujtoja një person të veçantë: Drita Gërmizajn, me të cilën hodha hapat e parë të karrierës. Ikonë e TV Prishtinës. Shkupjane, modeste, e këndshme, e cila nuk është më në mesin tonë. Ndihem shumë  mirë  tani  që e  përmend dhe e kujtoj këtë person. Habitem pse deri tani nuk është realizuar një eveniment për disa  persona meritorë të  cilët  shëndeti nuk ua mundësoi që  edhe më  tej të  mbjellin diturinë dhe përvojën  e tyre për gjeneratat reja. Kisha pasur dëshirë të  përgatis  një aktivitet ku ndër të tjera të jepeshin shpërblime gazetareske që do mbanin emrat simbol si Drita Gërmizaj apo Sefer Musliu, nga të cilët edhe “vodhëm” apo ” na e shitën” profesionin gazetar.

Po tani, e keni lënë pas krahëve gazetarinë? Me ç`po merreni, se mesa dijmë, ju jeni e dhënë dhe pas do profesioneve të tjera…

Po. Profesionet e mija janë shumë. Unë ushtroj fjala vjen dhe përkthyesen gjyqësore; jam dizenjuese; jam folëse-intepretuese për disa seriale turke. Ndërsa gazetarinë nuk e kam braktisur, pasi me të  merrem në prapaskenë.

11128835_831123863603967_2774031845005039039_n (1)

Por desha të shtoj se si magjistër në dizajn për interier, aty kam shpalosur artin e thithur nga të  gjitha profesionet. Dizajni si profesion duket sikur është i ri në  trevat tona, por në fakt  ne të  gjithë kemi  art  brenda vetes dhe kjo më bën mjaft të lumtur që te ne shqiptarët ekziston një “dizajn” i gjenetizuar. Atë e tregon historia e artit dhe kulturës, por të cilën mvaret kush e përsos. Them se tek ne shqiptaret është e kultivuar ndjenia e të bukurës e cila tek unë ndryshon me një diplome shtesë. Gjithashtu informohem se shumë  të  rinj  janë  orientuar në  këtë profesion dhe kjo është  për t`u përshëndetur. Kam ekipin tim punues me të cilin koordinohem mjaft mirë,  edhe pse jam e vetmja femër në atë mjedis.

Dizajni është një gamë për të cilën do ta kisha pasur kënaqësi ta ligjëroja, me çka do të edukonim gjenerata nga e cila varet edhe bukuria e rrugëve dhe i gjithë ambienti ku jetojmë.

Dhe tani për momentin jemi në përpilim të një projekti përmes një televizioni ku do t`i ngërthej apo gërshetoj dy nga profesionet e mia: gazetarine dhe historinë, apo kulturën tonë shqiptare në diasporë; më konkretisht në Zvicër, se si shqiptari ynë thithë apo edhe kyç kulturën kombëtare në troje tjera apo nga trojet tjera. Kam dhe një projekt tjetër, por po e mbaj sekret për momentin.

Si i arrini ju tërë këto angazhime?

Me vullnet gjithçka arrihet. Kjo nuk më duket e çuditshme, sepse pa punë nuk di si do ta kaloja ditën, edhe pse shpeshherë kam dëshirë dhe i praktikoj kafet apo gostitë me mikeshat e mija, të cilat i kam shumë të shtrenjta.

Edhe Fisnkun, bashkëshortin, e kam poashtu të angazhuar gjatë gjithë ditës, dhe mbrëmja na bashkon me më afërmit, e ata janë fëmijët tanë prej të cilëve marrim inspirimin të madh, akumulohemi me energji plot pozitivitet, që ata na sjellin me sukseset e tyre në shkollë. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!
Intervista

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Anullimi i vizitës në Bashkinë e Finiqit, presidenti Begaj shprehet pas një muaji
Intervista

Anullimi i vizitës në Bashkinë e Finiqit, presidenti Begaj shprehet pas një muaji

20/01/2023
Pas hekurave për 40 vjet: si ishin orët e para të lirisë për këtë njeri?
Intervista

Pas hekurave për 40 vjet: si ishin orët e para të lirisë për këtë njeri?

12/01/2023
Lajme të tjera
Një pije bimore dhe shumë natyrale që ju përmirëson ndjeshëm shëndetin

Një pije bimore dhe shumë natyrale që ju përmirëson ndjeshëm shëndetin

EKSKLUZIVE/ Jakup Krasniqi: Kuvendi votoi kundër drejtësisë selektive e jo kundër një Gjykate Speciale – dy fjalë dhe për Thaçin, Veselin, e qeverisjen ‘Mustafa’

EKSKLUZIVE/ Jakup Krasniqi: Kuvendi votoi kundër drejtësisë selektive e jo kundër një Gjykate Speciale – dy fjalë dhe për Thaçin, Veselin, e qeverisjen ‘Mustafa’

Obama & Merkel, prerazi Greqisë: Zbato reformat!

Obama & Merkel, prerazi Greqisë: Zbato reformat!

TË FUNDIT

Pas 12 vitesh në koma: ç’farë i tha familjes në zgjim?

Pas 12 vitesh në koma: ç’farë i tha familjes në zgjim?

8 orë Më parë
Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

12 orë Më parë
Boris Johnson: Si më kërcënoi Putin

Boris Johnson: Si më kërcënoi Putin

14 orë Më parë
Formula 1: Audi blen një aksion në ekipin e Sauber

Formula 1: Audi blen një aksion në ekipin e Sauber

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Sqarimi amerikan: Çfarë do jetë çfarë jo Asocacioni

Sqarimi amerikan: Çfarë do jetë çfarë jo Asocacioni

30/01/2023
Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

30/01/2023
Analisti: Nëse vërtet Perëndimi do paqe mes Kosovës dhe Serbisë…

Analisti: Nëse vërtet Perëndimi do paqe mes Kosovës dhe Serbisë…

30/01/2023
Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!

Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!

30/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist