Ministrat e Mbrojtjes së 41 vendeve të lidhura mes tyre nën një aleancë ushtarake, çelën këtë të dielë në Riad samitin e quajtur “aleatë kundër terrorizmit”.
“Terrorizmi nuk do mund të shtrembërojë imazhin paqësor të Islamit”, tha iniciuesi i këtij samiti, Princi i Kurorës Muhamed bin Selman, në fjalën e tij të hapjes.
“Sot po dërgojmë një mesazh të fortë se po punojmë së bashku për të luftuar terrorizmin”, shtoi ai.
Ky takim i një aleance të krijuar dy vjet më parë, është i pari që mbahet. Ky zhvillim shihet në kuadrin e një ere të re që po shfaqet në politikat e Mbretërisë Saudite, shoqëruar dhe me disa reforma historike, që kanë si personazh kryesor Princin Selman. /tesheshi.com/