Ndërsa Kosova përkujtoi ditën kur NATO dhe Perëndimi nisi luftën për çlirimin e saj nga Serbia, krerët e Beogradit bënë të kundërtën.
Në ditën e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, presidenti, Tomislav Nikoliç ka qenë prezent në një ceremoni që i jepte këtij operacioni një koncept pushtimi.
Siç bën të ditur agjencia serbe Beta, Nikoliç tha se “në këtë ditë unë isha në vende të ndryshme ku pati vuajtje. U vranë civilë dhe një pjesë të tyre përfaqësojnë mbrojtjen e qytetërimit. E gjitha kjo ndodhi në fund të shekullit të 20.
Ai shtoi se vendet ku bombardoi NATO do të mbeten për një kohë të gjatë në kujtesën historike të Serbisë.
Nikoliç ishte së bashku me kryebashkiakun e Beogradit, Sinisa Mali, i cili tha se është obligim i shtetit që të kujtojë viktimat por edhe të ndjekin një politikë ku ushqehet paqja dhe stabiliteti.
/tesheshi.com/