Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylli PATA: Shansi për Ballkanin dhe frika e Vuçiçit për “stuhitë” në shtëpi

by te Sheshi
31/05/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Shansi për Ballkanin dhe frika e Vuçiçit për “stuhitë” në shtëpi

Aleksandër Vuçiç, me vizitën e kthimit në Tiranë, kompletoi një set takimesh të krerëve të dy kombeve, të cilët për herë të parë nuk kanë biseduar për territore si Nikola Pashiç me Ahmet Zogun dhe Josip Broz(Tito) me Enver Hoxhën.

Tirana mirëpriti kreun e qeverisë serbe në një protokoll të plotë, një ditë përpara se të mbajë një samit të gjerë ekonomik ku do të jenë prezent përveçse kryeministrat e Ballkanit, ish Kryeministra dhe ish ministra të jashtëm të Gjermanisë, Italisë, si dhe ideatori i këtij procesi që nisi me Paktin e Stabilitetit të Ballkanit, austriakun Erhard Busek.

Të dyja palët, si Shqipëria ashtu dhe Serbia bëjnë një “garë” se kush është më shumë kontribues për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Vuçiç po e përdor më shumë këto kohë këtë togëfjalësh, ndërsa Rama, që nga mbledhja e përbashkët me Kosovën ka elaboruar temën e shqiptarëve në unison. Siç e tha Vuçic: “Shqiptarët janë në ekspansion”.

Por Kryeministri i Serbisë, po luan urtë ngaqë më 1 qershor është i ftuar zyrtarisht në Uashington nga Zv.Presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, për takime të rëndësishme me administratën e lartë të SHBA.

Një lojë dyfishe që Beogradi e bën, duke imituar Titon, pra një portë ta mbajë të hapur me Moskën, e cila ka të preferuar Presidentin Nikoliç dhe një portë në Perëndim, ku si interlokutor është Vuçiç me gjuhën e tij të moderuar dhe që flet për stabilitet.

Megjithatë, edhe pse Rama ia përsëriti për të dytën herë në sy çështjen e shqiptarëve të Preshevës, duke thënë formulën e barazisë me Serbët e Kosovës, Vuçiç sikur nuk dëgjoi dhe tha që “bëmë shaka me kryeministrin Rama” dhe se ai bën gjithmonë show para kamerave.

Edhe pse provokim nuk pati, për çështje konkrete u fol padyshim pak, pasi koha e bisedimeve dypalëshe ishte e shkurtër. Zv.kryeministrja serbe, Mihajloviç, e vetmja që e shoqëron Vuçiç në Tiranë, tha se BE do të financojë dy projekte të përbashkëta që direkt s’janë të tilla por që lidhen me njëri tjetrin. Korridorin Beograd-Tivar që lidhet me Korridorin Adriatiko-Jonian dhe hekurudhën që do të lidhë Serbinë me Shkodrën.

Në fakt hekurudha, ka ekzistuar dikur pa u vjedhur shinat për skrap nga Bajza në Han të Hotit. Kromi apo prodhime të tjera tonat kalonin në Jugosllavi, duke përdorur linjën hekurudhore deri në Beograd  dhe gruri vinte që nga Vojvodina në Shqipëri.

Në ditën e sotme, në samitin e kryeministrave pritet të flitet më shumë për këto projekte, të cilat sërish do të jenë në duart e kreut të grupit Wass, i cili dështoi të krijojë një hapësirë mediatike ballkanike ngaqë tregu tek rajoni ynë është i fragmentarizuar në parcela dy dynymshe. Shansi tani është që të financohen projekte të përbashkëta mes vendeve që do të nxirrnin natyrisht fitime për grupet e mëdha ekonomike apo financiare, që do ta vinin në punë këtë treg të ri që mund të jetë një Ballkan më i integruar dhe bashkëpunues.

Nëse ndodh me të vërtetë atëherë bëhet fjalë për një rrugë reale shpëtimi, që mund të japë zhvillim dhe mundësi punësimi. Dikur vetëm Jugosllavia e Titos ka qenë një treg i madh jo vetëm për banorët e saj por edhe për Europën, ku gjermanët ishin përfituesit më të mëdhenj të këtij tregu. Nëse kjo hapësirë zgjerohet edhe me vendet e tjera natyrisht bashkë me Shqipërinë krijohet një zonë realisht potenciale, por deri tani ky është një plan në kokën e gjermanëve dhe të krerëve të Ballkanit që e shohin si mundësi unike zhvillimi.

Megjithatë, ky plan ka kosto të madhe sigurie dhe kërkon krerë të vendosur për të ecur në rrugën e bashkëpunimit. Duhet vetëm pak për ta prishur. Për shembull incidenti në Beograd ndodhi vetëm pak para se Beogradin ta vizitonte Vladimir Putini, para të cilit bëri paradë e gjithë ushtria serbe.

Vetë Vuçic, është në siklet, kur ka dhe një precedent me një paraardhës së tij të vrarë pikërisht se donte ta çonte vendin e tij kah perëndimi.

Në një intervistë të tij të një jave më parë deklaroi se nuk do të rrinte gjatë në Uashington. “Sa herë jam jashtë në Serbi ndodh ndonjë stuhi apo përmbytje, kështu që do të kthehem shpejt”, tha Vuçiç. i cili ndryshe nga Edi Rama u prit në Tiranë edhe nga Presidenti i vendit, gjë që e kishte refuzuar Tomislav Nikoliç, i cili tha në atë kohë se Shqipëria do edhe 100 vjet që të bëhet shtet normal. A do ta thotë edhe sot Nikoliç këtë deklaratë?!

/tesheshi.com/

Tags: opinionvucicc ylli pata

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
BE-ja u kërkon vendeve anëtare t’u hapin dyert 40.000 azilkërkuesve (por jo nga Shqipëria apo Kosova)

Bie numri i të uriturve në botë, por jo pasiguria për ushqimin

Selim Ibraimi, analist: Maqedonia, një poligon ruso-amerikan nëse kriza vazhdon

Selim Ibraimi, analist: Maqedonia, një poligon ruso-amerikan nëse kriza vazhdon

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni