Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU/ Çmim i gabuar për pasurim të shpejtë

by te Sheshi
02/04/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A

Është impresionuese mënyra se si një pjesë e mirë e të  varfërve e kërkojnë me çdo çmim pasurimin. Sidomos, kur bëhet fjalë për atë kategori njerëzish të cilët kanë një botëkuptim pragmatist mbi fatin dhe përcaktueshmërinë. Mënyra se si kjo kategori e konsideron statusin e tyre social si një padrejtësi dhe një stacion të përkohshëm për t’u kaluar sa më parë dhe me çdo mënyrë, të jep përshtypjen e një shtrese të diskriminuar padrejtësisht. Mirëpo, rruga drejt pasurimit ka kriteret dhe kushtet e veta të cilat nuk varen nga individi, për pasojë çdo mjet i sforcuar për të arritur me çdo kusht shtegun e lumturisë së shumëpritur, shpesh rezulton ta shndërrojë ëndrrën e pasurimit në një realitet edhe më të hidhur se sa vetë varfëria në përmasat e veta natyrale.

Konvertimi në mënyrë progresive i aktiviteteve të bizneseve të vogla, nga aktivitete shërbimi në aktivitete bastesh e kumari, janë një tregues se diçka jo e mirë po ndodh në sferën e konsumizmit social. Teksa mundohesh të kërkosh strehim nga përdhunimi viziv i bareve  dhe lokalomanisë shqiptare e cila shpërthen pa fre, në çdo stinë e në çdo kënd, përballesh me mbipopullim të bizneseve private të cilat futen në kategorinë “sprovë me vetvehten” të tipit bet, lloto, bingo, të cilat me ambiente gati mistike të errëta dhe me drita të palodhshme pulsuese, i reklamojnë kalimtarëve psikozën mashtruese, se “fati është në dorën tuaj”.

Ajo që të bën përshtypje më shumë, është se numri i njerëzve që hyjnë e dalin nga këto “parajsëza” fiskale me maska plotngjyrëshe, shpesh e tejkalon numrin e blerësve të minimarketeve. Në një vend si i yni që vjen nga një trashëgimi varfërie të shpërndarë në mënyrë të barabartë, një vend ku sot pasuria dhe pasurimi është kthyer në një target të çdo moshe, gjinie e shtrese sociale, në një religjion dhe kut matjeje për një rreshtim elitar në shoqëri, një vend që pasojat e piramidave financiare shkaktuan pothuaj një luftë civile, dashamirësia ndaj këtyre minipiramidave është sa e pajustifikuar aq edhe dëshpëruese. Këto piramidëza edhe pse të vogla në rang social, në rang individual mund të rezultojnë fatale.

Mashtrimi që vazhdimisht ka joshur njeriun që në zanafillën e vet, ka qenë bindja se ai, njeriu, është zot i fateve të veta dhe se fati ndodhet në dorën e tij. Keqkuptimi mbi pasurinë dhe jetën mbi fitimin e lehtë dhe të menjëhershëm ka shkaktuar shumë drama njerëzore. Ato fillojnë që nga depersonalizimi dhe rënia në prehrin e vesit gjersa ai të kthehet në një strofkull të paevitueshme. Lidhja e egos me një aktivitet të tillë është aq e fortë dhe e pazëvendësueshme, saqë jo rrallë sheh njerëz të cilët në përpjekje për të kuptuar shprehjen “fati është në dorën tuaj” kanë abstenuar nga pothuaj të gjitha detyrimet familjare e shoqërore dhe në mënyrë skllavëruese përsërisin ritualin e dëshpërimit.

Shuma e investimeve personale të klientëve të këyre parajsëzave fiskale është pabesueshmërisht në raport të zhdrejtë me nevojat dhe investimet që realisht ka nevojë ky vend, por gjithashtu janë në raport të zhdrejtë me investimet që kryefamiljarët duhet të bëjnë kundrejt familjeve dhe familjarëve të tyre. Të ndodhur përballë një realiteti të papritur ku në të vërtetë fati nuk paskësh qenë në duart e tyre, pa asnjë dyshkë në xhep, proçesi i depersonalizimit dhe i tjetërsimit të këtyre individëve fillon për të mos u ndalur.

Në ato vende dhe në ato njerëz ku dominon loja me fatet e të tjerëve, bamirësia dhe bamirësit janë një fenomen dhe një tipologji në zhdukje e sipër.

Psikoza  pasurimit me çdo kusht e përhapur vrullshëm deri në formë kapilare në strukturën tonë sociale përmes mediave, narrativave të kafeneve, përmes modeleve të keqvendosura të të qënurit i pasur në publik dhe i varfër me vetvehten, moskuptimi i filozofisë së jetës dhe i dobisë së shtresëzimit të shoqërisë, në njerëz që ofrojnë atë që nuk ofron tjetri dhe anasjelltas, materializmi qelizor e pragmatist i individit postmodern, e shumë elementë të tjerë, janë shigjeta therëse të përditshme të cilat plagosin virtytin dhe thjeshtësinë, dëmtojnë ekonominë personale dhe kombëtare si dhe janë një shtrat i keq për kultivimin e veseve dhe degradimin social. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Rrëfimi tronditës i Shenasi Ramës: Si më kaloi plumbi pranë më 2 Prill 1991. Arben Broci u vra se donte të ndalte gjakderdhjen

Rrëfimi tronditës i Shenasi Ramës: Si më kaloi plumbi pranë më 2 Prill 1991. Arben Broci u vra se donte të ndalte gjakderdhjen

SPECIALE/ 100-ditët e Kosovës nën Isa Mustafën, ja si u debatuan seancën e së enjtes

SPECIALE/ 100-ditët e Kosovës nën Isa Mustafën, ja si u debatuan seancën e së enjtes

Rama pohon se e ka “zbuar” më kohë deputetin Frroku nga mbledhjet e grupit të PS-së

Rama pohon se e ka “zbuar” më kohë deputetin Frroku nga mbledhjet e grupit të PS-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni