Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga pajtimi i Sali Protopapës së vërtetë me Dritëroin tek aleanca e Ballit me PS-në për të mundur Berishën

by Te Sheshi
27/10/2016
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga pajtimi i Sali Protopapës së vërtetë me Dritëroin tek aleanca e Ballit me PS-në për të mundur Berishën

Ka ditë që është rikthyer pjesërisht një retorikë e vjetër me partizanë e ballistë, duke shtënë xixat e një lufte civile, por vetëm në eter, se pas kamerave të gjithë ulen në kafe e zgjidhin hallet e njëri-tjetrit.

Kur Sali Protopapa i vërtetë ia behu në vitin 1991 në shtëpinë e Dritëroit për t’i thënë se e ka vizatuarsejfi-protopapa mjeshtërisht portretin e komandantit të Ballit, por se ai nuk kishte qenë i tillë, të dy përfunduan duke pirë kafe. Sejfi Protopapa, fizikani i famshëm shqiptar në SHBA, deklaroi se u pajtua me Dritëroin, e se çdo gjë e bërë qe kaluar supeve.

Ky është një shembull i rëndësishëm se si elita e një kohe dhe dy anët e medaljes u bashkuan për të lënë prapa atë retorikë vrasëse.

Por ka edhe një shembull tjetër që ballistët dhe komunistët jo vetëm që nuk kanë luftuar kundër njëri-tjetrit, por janë bashkuar për të rrëzuar Partinë Demokratike, e cila ishte më e fortë se kurrë në pushtet.

Bëhet fjalë për vitin 1996, përkatësisht në tetor, kur u mbajtën zgjedhjet lokale. Vendi i zhvillimit të ngjarjes është Shkodra, qyteti më i madh i veriut të Shqipërisë.

Dy partitë tradicionale, Balli Kombëtar dhe Legaliteti, së bashku me të tjera, formuan grupimin “E Djathta e Bashkueme Shkodrane”, dhe paraqitën si kandidat për kryetar bashkie Bahri Boriçin, një mësues nga një familje me traditë qytetare, që kishte trashëgimi balliste.

Partia Demokratike, që sapo i kishte fituar zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe në Vlorë bënte fushatë me kompanitë piramidale, kandidoi Lorenc Lukën, një ekonomist. PS-ja garoi me kryetarin e saj lokal, Sadetin Stankaj, edhe ai një ekonomist.

Në atë kohë zgjedhjet ishin me dy raunde; kandidati duhet të merrte 51 për qind të votave, ndryshe kishte balotash mes dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota.

Në 20 tetor, shumica e shkodranëve nuk dolën në votime duke mos patur shpresë se do të ketë zgjedhje, por se do të fitonte PD-ja, siç i “mori” ato më 26 maj. Veçse pushteti nuk u kujdes shumë për allishverishet, pasi fjeti rehat.

Në zgjedhje dolën më pak se 50% e elektoratit, dhe në balotazh doli kandidati i PD-së, Lorenc Luka, dhe Bahri Boriçi i DBSH-së, pra kandidati i Ballit dhe Legalitetit.

Arkitekti i kësaj aleance reaktive ishte intelektuali Mentor Quku, i cili pati forcën dhe vizionin për të ndërmarrë një revolucion në politikën shqiptare.

Në javën e balotazhit pati një mobilizim njerëzish që panë se PD-ja mund të mundej.

Dhe pas një jave u zhvillua balotazhi: Bahri Boriçi fitoi, duke i marrë thuajse të gjitha votat e elektoratit socialist. Madje kishte edhe një vendim politik “të pashpallur” të PS-së lokale se duhej votuar Bahri Boriçi.

Dhe pa zhurmë, pa zë e shamatë, ballistët dhe socialistët bashkuan votat që rrëzuan PD-në kur ajo ishte më e fortë se asnjëherë.

Pas një viti, Fatos Nano, i zgjedhur kryeministër, do duhej që sipas Paktit të San Exhidios të emëronte kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit një përfaqësues të opozitës. Dhe Nano nuk emëroi një nga PD-ja, por një anëtar të Ballit Kombëtar, siç ishte Mustafa Kërçuku, i propozuar nga Hysen Selfo, kryetari i atëhershëm i Ballit. Për herë të parë Balli hynte si një pol pushteti në administratën qendrore.

Më pas Balli u nda në dy parti: në Ballin Demokrat dhe në Ballin klasik, i cili ruajti anatominë për një kohë të gjatë dhe më pas u bashkua sërish me PD-në, e sot prapë ka lëvizur.

Çka duhet vënë në dukje sot nga ky diskurs “pulash” është jorealizmi i tij, pasi politika, ngaqë nuk ka kauzë, fut duart në historinë, e cila nuk ka pse politizohet, dhe prish ato episode pajtimi e bashkëpunimi që kanë ndodhur në këtë çerekshekull postkomunizmi. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Fakulteti i studimeve islame në Sarajevë bëhet pjesë e Universitetit të Sarajevës

Fakulteti i studimeve islame në Sarajevë bëhet pjesë e Universitetit të Sarajevës

Zyrtari i OKB-së: sulmi mbi shkollën në Idlib mbase më vdekjeprurësi që prej fillimit të luftës

Zyrtari i OKB-së: sulmi mbi shkollën në Idlib mbase më vdekjeprurësi që prej fillimit të luftës

Ndërron jetë Shuajb Arnauti, dijetari shqiptar i botës islame

Ndërron jetë Shuajb Arnauti, dijetari shqiptar i botës islame

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni