Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Katerina KOLOZOVA: Evropa e etiketave – ballkanizimi për Ballkanin, si orientalizimi për Orientin

by Te Sheshi
04/11/2019
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Katerina KOLOZOVA: Evropa e etiketave – ballkanizimi për Ballkanin, si orientalizimi për Orientin

Më 18 tetor, Franca si e vetme kundërshtoi pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Zyrtarë të lartë dhe udhëheqës të BE-së si Donald Tusk, Jean-Claude Junker dhe Komisioneri Johannes Hahn shprehën keqardhje për vendimin francez. Studiues të ndryshëm dhe vëzhgues e konsideruan veton e Presidentit Emmanuel Macron si një “gabim” të madh.

Duke arsyetuar “jo-në” e tij historike për hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet, Macron tha se ai nuk mund t’u thotë njerëzve të tij se “gjithçka po shkon aq mirë sa do të hapim negociatat” kur ka “mijëra e mijëra e mijëra” shqiptarë që janë duke aplikuar për azil në Francë.

Kjo frikë e imigracionit nga brenda Evropës paraqet një vështrim tradhëtie që nuk i sheh të gjithë evropianët si të barabartë, në kuptimin se disa evropianë janë më evropianë se të tjerët. Nuk është çudi që instrumentet dhe iniciativat e ndryshme që kanë qenë pjesë e procesit të integrimit evropian quhen “Evropianizim”.

T’i përkasësh një kontinenti të vetëm, të ndash trashëgimi kulturore të ngjashme dhe histori të përbashkëta, me sa duket nuk është e mjaftueshme për t’u “evropianizuar”.

Përkundrazi, kriteri për të qenë evropian duket se vjen nga të qenit shtet neoliberal, i pasur, kapitalist, veçanërisht i lidhur nga një fuqi e mëparshme koloniale e cila ende gëzon disa “marrëzi post-koloniale”.

Të gjitha vendet e mëparshme komuniste në kontinent pritet të imitojnë këtë model përmes procesit të të ashtuquajturit integrim, duke miratuar “masa”, “instrumente” dhe “reforma” të diktuara nga teknokratët perëndimorë.

Premisa e këtij procesi tradhëton një supozim sekret në lidhje me tendencat drejt mosfunksionimit dhe korrupsionit në vendet e Evropës Lindore, veçanërisht në Ballkan. Siç ka theksuar historiania bullgare Maria Todorova në librin e saj “Imagjinimi i Ballkanit”, Evropa Perëndimore e ballkanizoi Ballkanin në të njëjtën mënyrë siç orientalizoi Orientin.

Me këtë linjë mendimi, disa evropianë perëndimorë mund të më perceptojnë si autore nga pozicioni i një “emigranti” e megjithatë, unë shkruaj nga pozicioni i një qytetari evropian.

Unë jam rritur në Jugosllavinë socialiste, ku arsimi ynë, i gjithë profili ynë karshi botës, përkundër inkuadrimit ideologjik, ishte evropian për sa i përket traditës dhe vizionit të së ardhmes.

Le të mos harrojmë se socializmi si ide bazohet në modernizmin evropian. Për më tepër, ndërsa po e theksonte identitetin e vet të regjimit socialist, federata jugosllave ishte mjaft e hapur për Evropën Perëndimore dhe u ofronte qytetarëve të saj lëvizje të lirë në Perëndim.

Pas shpërbërjes së saj, të gjithë si naivë kemi menduar se do të hyjmë në BE menjëherë sepse, në fund të fundit, ne ishim evropianë, ishim nga Evropa dhe menduam se gjithmonë i kishim takuar asaj. Kjo pritje ishte spontane dhe e natyrshme.

Nuk është çudi se si e ndjenim si “shuplakë në fytyrë” kur në vitet ‘90 BE-ja kërkoi nga ballkanasit t’i nënshtrohen “evropianizimit” para se të bëheshim “evropian” në letër.

Gjenerata ime ndiheshim të poshtëruar por duhej ta pranonim këtë “shuplakë” nga vëllezërit më të “sofistikuar”, të zhvilluara dhe më të pasur.

Demokracia e tyre e përparuar shihej në mënyrë jo kritike sikur të ishte modeli më i mirë dhe i vetëm për zhvillim dhe mirëqenie. Në fakt, ky sistem kohët e fundit është vërtetuar se është shumë më i prekshëm, i paqëndrueshëm dhe i ndjeshëm ndaj sundimeve të ekstremit të djathtë sesa që është imagjinuar. Të vendosur nën vëmendjen e vështrimit përbuzës, shumë prej nesh e trashëguan inferioritetin e lindur.

Ajo që kemi bërë ne shtetet e Ballkanit është një transformim kolosal: çmontuam sistemin tonë socialist, privatizuam të gjitha industritë, shkurtuam buxhetet për shërbimet themelore si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, rilindëm si konservatorë, braktisëm idealet e barazisë gjinore dhe sekularizmin e fortë që kishim trashëguar nga gjysëm shekulli i socializmit, dhe në fund, çuam duar përpjetë.

Mbi rrënojat e një sistemi të vjetërsuar, nga ne pritej të ndërtonim një demokraci liberale plotësisht perëndimore, të nisur nga e para. Ajo që mbetej duke u shikuar me përbuzje ishte barra e rëndë e varfërisë dhe traumës.

Shoqëria jonë kishte mbetur në copëza, e nga ato pritej të ndërtohej një e re. Na ne priteshin institucione të reja dhe një mentalitet i ri – sikur ajo që kishim deri tani ishte diçka thellësisht e gabuar dhe “jo-evropiane” .

Ky proces ngacmues i shkatërrimit dhe ndërtimit të një sistemi të tërë u quajt me eufemizëm “tranzicion”.

Në mënyrë të parashikueshme, ky nuk shkoi as aq shpejt dhe as me sukses: Konkurrenca nuk ishte e drejtë. Hapja e tregjeve tona drejt kapitalizmit të zhvilluar të Perëndimit dhe ndërmarrja e reformave neo-liberale ka tharë burimet tona njerëzore dhe ekonomike, pasoja që vërehen edhe sot.

Pas gjithë asaj që ndodhi, është e qartë se BE nuk do të arrijë stabilitet dhe prosperitet nëse nuk lëviz këmbët për të krijuar një territor të unifikuar në kontinent. Një bashkim me copa toke “jo-BE” që mbeten të pazhvilluara dhe të hapur për ndikime nga jashtë do të rezultojë në mënyrë të pashmangshme në prishje, pakënaqësi dhe shpërbërje nga brenda.

Në mënyrë që të kemi një BE më “të integruar politikisht” liderët e Evropës perëndimore, e konkretisht Macron, duhet të dëgjojnë instinktet e tyre politike realiste më tepër se argumentet teknokratike që shfaqin racizëm pervers.

*Katerina Kolozova është profesoreshë dhe autore nga Maqedonia e Veriut. Ajo shkruan dhe ligjëron mbi filozofinë dhe teoritë politike. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Vuçiç merr në pyetje Matthew Palmer? Këto janë 8 pikat e tij të “ofensivës”

Vuçiç merr në pyetje Matthew Palmer? Këto janë 8 pikat e tij të "ofensivës"

INTERPELANCA/ Qeveria: si dështoi dhe pse, operacioni për kthimin e familjeve shqiptare nga Siria

INTERPELANCA/ Qeveria: si dështoi dhe pse, operacioni për kthimin e familjeve shqiptare nga Siria

“Pranverë arabe” në Irak: shkelet mbi Khomeinin e Iranit (video)

"Pranverë arabe" në Irak: shkelet mbi Khomeinin e Iranit (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni