Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

VEZHGIM/ Ja arsyet e eksodit masiv të kosovarëve…

by te Sheshi
13/03/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
VEZHGIM/ Ja arsyet e eksodit masiv të kosovarëve…
7
SHARES

Nga Julian  Papaproko 

Kriza që ka goditur vendin, arratia drejt Europës Perëndimore dhe debatet e shumta në nivel politik mes mazhorancës dhe opozitës, kanë krijuar shumë pak mundësi që populli i Kosovës të festojë 17 shkurtin, ditën e shpalljes së pavarësisë.

Eksodi – Situata ekstreme e varfërisë ekonomike dhe e papunësisë që ka prekur mbi gjysmën e popullsisë së Kosovës është arsyeja kryesore që po i shtyn qytetarët gjatë kaluarit të gjatë dhe të vështirë të migrimit ilegal drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një situatë dramatike dhe një e ardhme e pashpresë kanë detyruar mijëra kosovarë të arratisen nëpërmjet Serbisë për në vendet e BE-së. Nga aty (në Hungari), nëse kosovarët nuk ndalohen nga forcat e policisë, drejtohen për në shtetet e tjera të komunitetit evropian. Vendet kryesore: Gjermania, Austria, Franca, Zvicra e Holanda, ku tashmë ka komunitete të mëdha kosovarësh të vendosura në këto zona prej viteve ’90, në të cilat, emigrantët e rinj shpresojnë të gjejnë mbështetje. Udhëtimi është i tmerrshëm, në mes të të ftohtit, me mjete të ndryshme udhëtimi, gra e fëmijë, pa e ditur asnjëherë se cili do të jetë fundi. Kjo është panorama e Kosovës në ditët e sotme.

Ekonomia- Situata ekonomike në vend karakterizohet nga shifra të larta të papunësisë, e cila mbizotëron në shtetin më të ri në Europë. Sipas të dhënave të fundit të deklaruara nga Agjencia e statistikave në Kosovë, të papunët janë rreth 35%-45% e popullsisë, ku mes tyre, 50%-60% janë të rinj nga 15-24 vjeç, të papunë. Ekonomia e Kosovës është e bazuar në burimet e jashtme të financimit, të cilat vijnë përgjithësisht nga diaspora. Reduktimi i dhurimeve të jashtme, mungesa e investimeve të huaja dhe korrupsioni në nivele të larta kanë gjunjëzuar ekonominë e brishtë të Kosovës. Këtyre faktorëve i duhet shtuar edhe gjendja politike pas zgjedhjeve, e cila ka bllokuar për muaj programin ekonomik në vend.

Europa- Bashkimi Europian shikon në Kosovë gotën gjysmë plot, sa herë që i referohet situatës mes Serbisë dhe Kosovës. Takimet në Bruksel, të bëra mes Prishtinës dhe Beogradit, vijojnë edhe me aktorë të ndryshëm. Prishtina ka një kryeministër të ri, Isa Mustafa ndërsa Beogradi i Aleksandar Vuçiç është bërë pjesë e marrëveshjeve me BE-në duke nisur hapjen e negociatave. Mirëpo, kur bëhet fjalë për vlerësimin e asaj që ndodh brenda në Kosovë, gota shihet gjysmë bosh. Gjithçka që Bashkimi Europian ka investuar në ekonominë e Kosovës dhe në aspektin ligjor, ka rezultuar të jetë një dështim i plotë, të paktën, nëse i referohemi situatës aktuale. Autobusët e mbushur me kosovarë që i drejtohen Berlinit, Parisit, Londrës e Vjenës në kërkim të shpresës, duke shpëtuar nga varfëria ekstreme, tregojnë se diçka nuk ka shkuar siç duhet. Me siguri që kosovarët nuk duan të shpëtojnë nga Kosova, por nga kushtet e jetesës, ekonomia e rënduar, korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë, të cilët po i shtyjnë drejt Veriut të Europës. As gjoba prej 7500 euro për ata që kapen si klandestinë jashtë kufijve, nuk ka mundur ti ndalë.

EULEX- Misioni Europian, i cili do të duhej të shoqëronte Kosovën në ndërtimin e Shtetit të së Drejtës, siç duket, praktikisht ka dështuar në çdo aspekt. Nëse në Kosovë kriminaliteti është në nivele të larta, kjo do të thotë se EULEX nuk ka arritur të plotësojë misionin e tij. Me përjashtim të ndonjë krimineli të vogël, asnjë emër i rëndësishëm apo në nivelin e lartë nuk është gjykuar apo shpallur fajtor. Nëse misioni do të duhej të tregonte se cili është shteti i së drejtës , që ligji është i njëjtë për të gjithë, që nuk ka të paprekshëm përpara ligjit, përpara fakteve, gjykatësit e Kosovës, të drejtuar nga EULEX kanë konstatuar se as kolegët e tyre të superpaguar nga BE nuk kanë arritur të dërgojnë në burg “të fuqishmit”.përse duhet ta bëjnë ata atëherë, duke rrezikuar edhe jetën? Edhe në anën ekonomike EULEX është duke dështuar. Disa herë gjykata e Gjykatave të BE-së ka kritikuar misionin, derisa rezultatet e arritura nuk ishin në përputhje me fondet e shpenzuara. EULEX ka punuar në mënurë të shpërndarë, sa i takon mikrokriminalitetit, por nuk ka arritur kurrë të mbërrijë në instancat e larta.

Burimi: www.ilcaffegeopolitico.org

Tags: Eksod masivKosova

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Gruevski si Milosheviçi, mban të ashtuquajturat “Mitingjet e së vërtetës”

Gruevski si Milosheviçi, mban të ashtuquajturat “Mitingjet e së vërtetës”

Blank humbet pronësinë e golit më të shpejtë në Europa Ligë, ja cili është zotëruesi i ri

Blank humbet pronësinë e golit më të shpejtë në Europa Ligë, ja cili është zotëruesi i ri

Video/ Komedi në një ndeshje futbolli, lojtari bën sikur i bie të fikët

Video/ Komedi në një ndeshje futbolli, lojtari bën sikur i bie të fikët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni