Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

    Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

    Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

    Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

    Një majtist ish-guerril në krye të Kolumbisë

    Një majtist ish-guerril në krye të Kolumbisë

    Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s

    Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

    Sondazhi: cilat etni urrejnë më shumë të rinjtë serbë?

    Sondazhi: cilat etni urrejnë më shumë të rinjtë serbë?

    Policia e Kosovës i “tregon vendin” gazetares ruse

    Policia e Kosovës i “tregon vendin” gazetares ruse

    Tajvani i “përgjigjet” Kinës

    Tajvani i “përgjigjet” Kinës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga John LICHFIELD*: Macron-it i nevojitet më shumë sesa makiazh për të qenë De Goli i ri

Nga te Sheshi
26/08/2017
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga John LICHFIELD*: Macron-it i nevojitet më shumë sesa makiazh për të qenë De Goli i ri

Fatbardhësia legjendare e Emmanuel Macron ka rënë keq sa i takon “look”-ut të tij. Pallati Elize pranoi se lideri më i ri francez që nga koha e Napoleonit shpenzoi 26 mijë euro për “shërbime kozmetike” në tre muajt e parë në detyrë. Përse, do të pyeste dikush, një president 39-vjeçar ka nevojë të shpenzojë më shumë se 250 euro në ditë për makiazh dhe artistët e kësaj fushe? Nuk është se Macron ka bërë shfaqje të shumta në televizion apo në publik.

Presidentët e mëparshëm kanë shpenzuar shumë më tepër për flokët dhe fytyrat e tyre, vuri në dukje pallati i Elizesë. Po, por Nicolas Sarkozy dhe François Hollande dilnin më shumë e jepnin shumë më tepër intervista në media. Macron ka qenë më shumë një president i padukshëm – dhe kjo me qëllim. Ai u nis në maj të rigjallëronte konceptin olimpian të presidencës franceze të përkufizuar nga Çarls dë Gol. Ai dëshironte ta dallonte veten nga Sarkozi (tepër i xhindosur) dhe nga Hollande (tepër babaxhan). Ai do të ishte presidenti jupiterian, në komandim por jo përgjegjës për “ngjarjet, djalë i dashur, ngjarjet”. Ai nuk do të dilte në çdo përplasje helikopteri (si Sarko) apo të kërcente nga ekrani në çdo edicion lajmesh (Hollande).

Ky pozim prej kumbari funksionoi mirë për De Gol në të shtatdhjetat, por nuk duket mirë për një nip-kumbar ende në fund të të tridhjetave. Nivelet e miratimit të Macron kanë rënë në tre muaj me rreth 36 për qind – akoma më shumë dhe më shpejt edhe se ato të Donald Trump apo të çdo presidenti të sapozgjedhur të Francës gjatë viteve të fundit.

Historia e makiazhit mund të duket e parëndësishme në vetvete, por ajo nxjerr në pah Macron-in në anën e tij më të dobët. Ai që tani është refuzuar nga mosbesuesit si një njeri pozant, si një burrë i ri vanitoz që e ka me nxitim, sesa si një Mesia pragmatik në gjendje të reformojë Francën dhe të shpëtojë Europën.  Fatura – në pjesën më të madhe nga kostoja e punësimit të parukierëve dhe artistëve të makiazhit për vizitat e tij jashtë vendit – është modeste krahasuar me buxhetin e bukurisë së një aktori apo supermodeli. Nuk ka rëndësi, një faturë prej 250 eurosh në ditë për makiazhin e një presidenti të ri e simpatik, nuk ka gjasa të impresionojë ata që jetojnë me rrogën minimale në Francë prej 350 eurosh në javë. Ata mund ta shohin faturën e makiazhit si çmimin e rikthimit në modelin mburravec, monarkik më shumë sesa golist-olimpian të Presidencës.

Rënia e miratimit për Macron duhet të vendoset në kontekstin e duhur. Ai mori 66 për qind kundrejt lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen në maj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale por shumë prej asaj vote ishte anti-Le Pen sesa pro-Macron. Në raundin e parë, ai rezultoi me 34 për qind – afërsisht miratimit aktual.

Shkrirja e popullaritetit të tij është shqetësuese megjithatë. Eshtë traditë për francezët të votojnë për “reformat” në mënyrë abstrakte, por të urrejnë politikanët të cilët përpiqen të imponojnë “reformat” në veçanti. Por, Macron dhe kryeministri i tij, Édouard Philippe, sapo janë nisur drejt planeve të tyre ambicioze për të ndryshuar ligjet franceze të punës për të krijuar hapësirë për të papunë (9.6 për qind) ndërsa mbrojnë në të njëjtën kohë të punësuarit. Një vjeshtë pakënaqësish shtrihet përpara.

Macron u bë president nga një seri vendimesh të guximshme por gjithashtu përmes një gjurme të jashtëzakonshme shkrepëtimash fati. A i ka mbaruar fatbardhësia? Ai nuk ishte me fat kur iu paraqit në qershor një faturë e fshehur prej 9 miliardë eurosh për të mbajtur Francën brenda limiteve të deficitit në eurozonë. Menaxhimi nga qeveria e tij e shkurtimeve në fondet e emergjencave ka qenë i ngathët.

Mbi të gjitha, Macron ka qenë i padukshëm në skenën e brendshme – të paktën sa i përket paraqitjes së politikave në publik. Në të njëjtën ditë që doli i lajmi për faturën e makiazhit, Elizeja bëri të ditur se Macron kishte për synim të zbriste nga retë dhe të “komunikonte” pak më shumë me popullin e tij.

Modeli i De Gol për një Presidencë të epërme funksionoi për të pasi ai ishte shpëtimtari i kombit në kohë lufte. Modeli nisi të dobësohej nën François Mitterrand dhe ra përtokë nën Jacques Chirac. Macron u tregua i pamend të besonte se mund të ringjallte këtë model në epokën e Twiterit dhe lajmeve 24-orëshe.

Për të rikthyer momentin e humbur dhe kapitalin politik, ai do të ketë nevojë për më shumë sesa kozmetika.

*John Lichfield është gazetar që punon në Francë prej vitit 1997. Ai është autor i librit “Njeriu ynë në Paris”. Artikulli është botuar në të përditshmen londineze “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!
Opinione

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

26/07/2022
Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit
Opinione

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

26/07/2022
I tillë është shef Saimiri!
Opinione

I tillë është shef Saimiri!

25/07/2022
Lajme të tjera
Ramës i rrëshqet gjuha: përdor slloganin e LSI-së për samitin e Durrësit

Ramës i rrëshqet gjuha: përdor slloganin e LSI-së për samitin e Durrësit

Moszgjedhja e kreut të ri të Kuvendit në Kosovë, Vetëvendosje: ja rrënjët e krizës

Moszgjedhja e kreut të ri të Kuvendit në Kosovë, Vetëvendosje: ja rrënjët e krizës

Me këto katër ushqime do të ndiheni dhe dukeni më të rinj

Me këto katër ushqime do të ndiheni dhe dukeni më të rinj

TË FUNDIT

Zelensky-n e viziton një aktore: “Ta dijë e gjithë bota se ç’po ndodh…”

Zelensky-n e viziton një aktore: “Ta dijë e gjithë bota se ç’po ndodh…”

41 minuta Më parë
“Syri” policor bllokon 1 ton kanabis në mes të detit

“Syri” policor bllokon 1 ton kanabis në mes të detit

1 orë Më parë
Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

3 orë Më parë
Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

08/08/2022
Rënia e papritshme e çmimeve të naftës: nivelet më të ulëta që nga shkurti

Rënia e papritshme e çmimeve të naftës: nivelet më të ulëta që nga shkurti

08/08/2022
Si mendojnë njerëzit e pasur për paratë e tyre?

Si mendojnë njerëzit e pasur për paratë e tyre?

08/08/2022
Sulmet në Gaza: ç’është Xhihadi Islamik Palestinez?

Sulmet në Gaza: ç’është Xhihadi Islamik Palestinez?

07/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Nga Hamzi Ibraimi: 15 korriku, përpjekja për grusht shteti dhe fitoja e kombit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist