Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Ibrahim KALLËN*/ A është paqja e mundshme pas zgjedhjeve izraelite?

Nga te Sheshi
28/03/2015
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ibrahim KALLËN*/ A është paqja e mundshme pas zgjedhjeve izraelite?

Nëse objektivi përfundimtar i Netanyahu-t është siguria e Izraelit dhe e qytetarëve të tij, atëherë e vetmja mënyrë për ta arritur atë është një paqe e drejtë dhe e vazhdueshme me palestinezët.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i habiti edhe vëzhguesit më mendjehollë të politikës izraelite duke fituar javën e shkuar një mandat të tretë në post. Shumë e shohin rizgjedhjen e tij si një humbje strategjike për Izraelin. Te kundërshtarët futen disa nga anëtarët më të spikatur të komunitetit izraelit të politikës dhe shërbimit të fshehtë, duke përfshirë Meir Dagan-in, ish-drejtuesin e MOSSAD-it. Taktikat e frikësimit dhe mesazhet e fushatës së Netanyahu-t, që shkonin në kufijtë e racizmit, nxitën zemërimin e kryeqyteteve të mëdha, përfshirë Uashingtonin.

Por, pavarësisht politikës së tij të frikës dhe kanosjes, a mund të jetë Netanyahu fajkoi që do të bëjë paqen? Sholomo Ben-Ami vë në dukje se Netanyahu e bazoi fushatën e tij në një politikë frike, dhe u mbështet tek një përzierje taktikash trembjeje. Instrumentet e tij kryesore përfshijnë, brenda vendit, qytetarët arabë të Izraelit, dhe, jashtë, bisedimet bërthamore me Iranin. Ai e nxori sheshit pikëpamjen e vet diskriminuese mbi arabët kur u tha mbështetësve të tij se, “arabët po votonin tufa-tufa” dhe partitë majtiste po “i dërgonin me autobus në qendrat e votimit”. Ai po u referohej qytetarëve arabë të Izraelit, të cilët përbëjnë njëzet për qind të popullsisë. A mund ta imagjinoni një udhëheqës politik në SHBA apo në Europë t’u bëjë thirrje mbështetësve të tij të jenë syhapët karshi votuesve të zinj apo latinë në SHBA, ose karshi votuesve hebrenj a turq në Gjermani?

Netanyahu nuk ndaloi këtu. Ai u shpreh publikisht se sa të ishte në detyrë nuk do ta lejonte zgjidhjen e dy shteteve. Qëkurse Netanyahu tha në 2009-n se do të mbështeste zgjidhjen e dy shteteve, ai nuk ndërmori kurrë ndonjë hap në këtë drejtim. Politika e tij e pacipë e ngulimeve dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta minuar palën palestineze ia kishin bërë tashmë të qartë zgjedhjen. Ai e bëri atë publike për herë të parë. Tani që ka fituar zgjedhjet, Netanyahu deklaron se nuk është kundër zgjidhjes së dy shteteve. Por veprimet flasin me zë më të lartë se fjalët. E shkuara e Netanyahu-t mbi zgjidhjen e dy shteteve është e qartë.

Çfarë propozon ai përndryshe? Në vend të zgjedhjes së një paqeje të drejtë dhe të vazhdueshme, Netanyahu dhe mbështetësit e tij të së djathtës ekstreme duan të zgjerojnë ngulimet, të thellojnë pushtimin e paligjshëm dhe jonjerëzor të tokave palestineze, t’i shtypin palestinezët gjersa ata të heqin dorë nga lufta e tyre për liri e barazi, dhe të luajnë kartën e “palestinezëve mosdashës, antiizraelitë dhe terroristë” për të formuar opinionin publik brenda dhe jashtë vendit.

Por historia tregon se vazhdimi i pushtimit nuk ka për ta thyer kurrë vullnetin e popullit palestinez për liri dhe mëvetësi. Pesë dekada pushtim dhe shpronësim kanë krijuar një prej formave më të këqija të katastrofave politike dhe humanitare për palestinezët dhe e kanë shtënë një rajon të tërë në konflikt dhe luftë. Por kjo nuk e ka ndalur luftën palestineze për drejtësi dhe barazi.

Shumë vëzhgues vënë në pah se Netanyahu arriti një fitore elektorale, por i kaloi caqet në skenën ndërkombëtare. Lëvizja e tij për të bashkëpunuar me kundërshtarët republikanë të Obama-s për çështjen bërthamore iraniane do t’i përkeqësojë më tej marrëdhëniet me administratën e presidentit amerikan, tashmë të tendosura. Duke komentuar në një intervistë në Huffington Post pas zgjedhjeve izraelite, presidenti Obama shprehu për herë të parë zhgënjimin dhe parehatinë e tij. Ai tha në lidhje me fjalët diskriminuese të Netanyahu-t për votuesit arabë se, “ne treguam se kjo lloj retorike ishte në kundërshtim me traditat më të mira të Izraelit. … Demokracia izraelite është bazuar në premisën e trajtimit të çdokujt në vend në mënyrë të barabartë dhe të paanshme.” Obama me të drejtë vë në dukje se nëse humbin barazia dhe paanësia, atëherë kjo ka për të nisur “ta gërryejë kuptimin e demokracisë në vend”.

Me gjithë këto, a mund të jetë Netanyahu fajkoi që në fund do të bënte paqe? Sado që ngjan e pamundur dhe në kundërshtim me atë që sugjeron gjykimi i shëndoshë, mund të ketë një mundësi po qe se qeveria e re izraelite investon për paqen, e jo për konfliktin. Me kredencialet e tij të së djathtës krejtësisht të provuara, Netanyahu mund të ndërmarrë hapin e guximshëm drejt paqes, fundit të pushtimit, njohjes të së drejtës së palestinezëve për liri, dinjitet dhe pavarësi, lejimit të shtetit palestinez, e normalizimit të marrëdhënieve me botën arabe dhe islame. Nëse objektivi përfundimtar i Netanyahu-t është siguria e Izraelit dhe e qytetarëve të tij, atëherë e vetmja mënyrë për ta arritur atë është një paqe e drejtë dhe e vazhdueshme me palestinezët.

Dhënia fund ngulimeve dhe tërheqja në kufijtë e para 1967-s, pjesë e çdo propozimi paqeje që nga vitet 1990, duke përfshirë Iniciativën Arabe për Paqe, të udhëhequr nga Arabia Saudite, do të shërbenin mjaft për ta mbyllur konfliktin prej dekadash midis izraelitëve dhe palestinezëve. Duke patur parasysh zhvendosjen e rrezikshme drejt së djathtës ekstreme në Izrael nën Netanyahu-n, ky është mbase iluzion. Me një mandat të ri, Netanyahu mund ta ashpërsojë madje qëndrimin e tij kundër paqes. Por kjo ka për të sjellë veç më tepër shkatërrim dhe mjerim në një rajon tanimë të trazuar. /tesheshi.com/

*Artikullshkruesi është zëdhënësi i presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan

                                                                                                                                   Përktheu: Bujar M. Hoxha     

Të ngjashmeLajme

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

25/01/2023
Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?
Opinione

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

25/01/2023
Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri
Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

12/01/2023
Lajme të tjera
Kosovari Bunjaki shënon për Gjermaninë

Kosovari Bunjaki shënon për Gjermaninë

Gjykata vendos: Edhe për Tom Doshin, qeli do jetë shtëpia

Gjykata vendos: Edhe për Tom Doshin, qeli do jetë shtëpia

VËZHGIM/ “Supermenët” institucionalë të Kosovës me nga pesë vende pune

VËZHGIM/ “Supermenët” institucionalë të Kosovës me nga pesë vende pune

TË FUNDIT

Djegia e Kur’anit: paralajmërime të ndërsjellta Turqi-Perëndim

Djegia e Kur’anit: paralajmërime të ndërsjellta Turqi-Perëndim

44 minuta Më parë
SHBA, ligj për të ndaluar Tik Tok

SHBA, ligj për të ndaluar Tik Tok

53 minuta Më parë
E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

2 orë Më parë
Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar

Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

28/01/2023
Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

28/01/2023
Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

28/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist